Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

656 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Medel: “Une kam dhene shpirtin tek Interi. Spalletti? Me propozoi te behesha trekuartist…”

Medel: “Une kam dhene shpirtin tek Interi. Spalletti? Me propozoi te behesha trekuartist…”
Inter Club Staff

Ndonjehere rikthehen. Kesaj radhe eshte radha e Gary Medel!

“Kam dhene shpirtin per Interin, sa keq qe nuk arrita te fitoj dicka me kete skuader. Problem i vertete? Konfuzioni. Per Suning nuk duhet te jete e thjeshte te qendroje nga ana tjeter e botes nderkohe qe Interi eshte ketej. Me mire nje pronar italian, si Moratti”. Kete gje e ka thene sot Gary Medel, i intervistuar nga Gazzetta dello Sport.

Mazzarri, Mancini, De Boer, Pioli dhe Spalletti: perse kaq shume ndryshime ne pankine?

“Nje pasoje e mungeses se qartesise. Rezultatet negative lindin nga aty. Largimi i Mancinit ishte shume i rende, nese nje si ai largohet ne gusht… Eshte nje i madh, bashke me Bielsan me i miri. Ne 2015 po fluturonim deri ne dhjetor, pastaj renia: mbase nuk ishim te pergatitur per te qendruar ne maje nga ana mentale.”

Mbase disa nga shoket e tu nuk ishin per Interin…

“E vertete. Nje bluze keshtu nuk eshte per te gjithe, nje fare presioni duhet te dish ta kontrollosh. Sa me shume kalonin vitet pa fitore, aq me shume rritej.”

De Boer dhe Pioli: diferencat?

“Hollandezi nuk eshte nje flop, por nje teknik mjaft i mire qe nuk pati kohen e duhur per te na njohur me idete e tij. Pioli nderkohe beri shume mire dhe duhet te kujtohet gjithmone nga Interistat si nje njeri super dhe nje tranjer i rendesishem.”

Ti erdhe fale Mazzarrit…

“Po, do i jem gjithmone mirenjohes. Shpesh here eshte kritikuar, por ne fushe eshte nder me te miret.”

Qytetin ti e le me dy mendje: faji i Spallettit?

“Jo, absolutisht jo. Nje tranjer shume i mire, ishte direkt i qarte me mua: “Ne mbrojtje dhe ne mesfushe dua njerez qe e mbajne mire topin. Nje njeri qe luan shume pa top si puna ime mbase nuk kishte karakteristikat e duhura per kete lloj loje dhe nuk me beri asnje premtim qe do te luaja rregullisht. Ai me tha qe te beja vete vleresimet e mia. Kam nostalgji natyrisht, por me boterorin perpara qe me pas nuk e kapem dot, nuk munda te zgjedh dot ndryshe. Spalletti me propozoi edhe rolin e trekuartistit, por qe te adaptohesha ne ate rol nuk do te ishte e thjeshte.”

Icardi nder me te miret ne bote? 

“Ne zone nje nder me te bote me siguri. Mbase duhet te permiresohet kur topin e ka larg por ai di te shenoje me cdo menyre: flasin numrat per te.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.