Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

925 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mediaset – Inter, nuk vjen Modric? Rafinha eshte plani B: Ja formula qe do te ishte dakort Barcelona

Mediaset – Inter, nuk vjen Modric? Rafinha eshte plani B: Ja formula qe do te ishte dakort Barcelona
Inter Club Staff

Te gjithe presin lajme nga Madridi keto ore per sa i perket kroatit Luka Modric edhe pse tashme mediat e shohin si te veshtire kalimin e tij tek Interi. 

Reali duket se ka zgjedhur rrugen e veshtire per kroatin duke mos i hapur udhe per tu transferuar tek Interi por zikalterit kane ende shprese e kete gje e konfirmojne edhe fjalet e Spallettit dje.

Nderkohe qe duket e pamundur, te gjithe po shpresojne se Modric do e forcoje doren me Ralin dhe do te kerkoje me me shume force largimin.

Por nderkohe qe presim te reja nga Madridi rreth situates Modric dhe me Keita qe pothuajse ka ardhur – Candreva nderkohe mund te perfundoje tek Monaco -, Interi ka filluar kontaktet per Rafinhan.

Kete gje e tregon SportMediaset qe tregon per kontakte te filluara ndermjet paleve me brazilianin qe mund te perfundoje perseri ne Milanon zikalter.

Nese marreveshja per Modric do te deshtonte, Interi sipas televizionit italian e ka gjetur zevendesuesin e tij ne merkato.

“Zikalterit jane te gatshem per te bere nje tentative reale per mesfushorin e Barcelones duke pare 6 muajt shume te mira te tij ne Serie A me bluzen zikalter por edhe deshiren per tu rikthyer tek Interi.”

Keshtu shkruan Sport Mediaset qe vazhdon edhe me tej:

“Me cfare formule? Me ate te tete muajve me pare.”

“Pra do te ishte nje huazim me te drejte blerje por me nje te drejte blerje me shifra me te ulta se nje vit me pare per ti dhene mundesi reale Interit per ta blere ne fund te huazimit.”

Kjo eshte ajo qe shkruan Sport Mediaset. Se sa e vertete eshte, nuk dihet ende. Por cdo lajm qe lidhet me emrin e Rafinhes nuk ka si te mos i gezoje tifozet zikalter qe ende kane mbetur te lidhur me futbollistin brazilian per 6 muajt e tij me bluzen zikalter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.