Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

996 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mediaset – Interi mund te vendose realisht qe te rikthehje Rafinha ne Milano: ja skenari

Mediaset – Interi mund te vendose realisht qe te rikthehje Rafinha ne Milano: ja skenari
Inter Club Staff

Ka dite qe po flitet per nje objektiv misterioz per Interin ne mesfushe pothuajse nga cdo media e madhe italiane. 

Per kete gja shkruar La Gazzetta dello Sport dhe Sky Sport, por ne vecanti Corriere dello Sport.

Ketyre zerave sot i eshte shtuar edhe Sport Mediaset ne edicionin e saj t e perditshem sportiv.

Sipas tyre, Mister X i famshem i Interit ne kete moment nuk e ka nje emer dhe nje mbiemer por te dhenat e para sipas redaksise se SportMediaset te dergojne ne Premier League ku ne oret e fundit ka dale ne pah emri i Ilkay Gundogan (vleresohet 40 milione euro) per te cilin folem edhe pak me pare ne nje artikull tjeter ketu ne faqe.

Dy te tjeret ishin Nemanja Matic por edhe Lobotka i Celta Vigo. Por kujtojme dhe theksojme qe keto jane thjesht sugjerime per momentin dhe hipoteza nga gazeta e keto emra nuk kane mare asnje konfirmim si objektiva te klubit.

Por ajo qe te bie me shume ne sy tek edicioni informativ i Sport Mediaset ka qene fakti se sipas tyre, Interi po ndjek me kujdes edhe situaten e Rafinhes.

Sipas tyre nuk perjashtohet aspak qe Interi te hidhet ne nje sulm per Rafinha menjehere pas shitjes perfundimtare te Joao Marios.

Deshira e lojtarit njihet tashme (nuk ka interviste qet e mos e pranoje se deshiron te rikthehet tek Interi) dhe nuk do te ishte problem per ta bindur.

Gjithesesi sipas Sport Mediaset, pista Rafinha mund te jete reale vetem ne javen e fundit te merkatos nese Barcelona nuk do te marre ndonje oferte dhe do te ndihet e detyruar ta shese ne huazim perseri tek Interi ose me ulje.

Interi eshte vigjilente per brazilianin, drejtuesve nuk do i vinte aspak keq ta rikthenin ate ne Milano dhe sidomos tifozet do te ishin shume te lumtur.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.