Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,027 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mediaset – Mister X? Ja te gjithe lojtaret qe po ndiqen me kujdes nga Interi per mesfushen

Mediaset – Mister X? Ja te gjithe lojtaret qe po ndiqen me kujdes nga Interi per mesfushen
Inter Club Staff

Ishte gjithcka e bere dhe e mbaruar, por ne fund Interi nuk vendosi te ulej ne nje tavoline dhe ta mbyllte marreveshjen. 

Drejtuesit zikalter kane nderruar mendje per Arturo Vidal per arsye te tjera por ka pasur te beje edhe endrra Modric qe Interi deshiron ta realizoje deri ne fund te merkatos.

Tani po pritet qe lojtari te flase me Florentino Perez: ai eshte i tunduar nga sfida e re, ndjen se duhet te ndryshoje edhe ai pas largimit te Cristiano Ronaldos. E per me shume tek Interi do te gjente shoket e tij te cmuar Perisic, Brozovic dhe tashme edhe Vrsaljko. Ata e dine shume mire se si leviz Modric dhe e kunderta, do te ishte skuadra perfekte per te.

Por perpara se te behet dicka ne kete drejtim, Interi duhet te perballet me disa gjera te tjera. Te parat jane shitjet!

KAPITULLI I SHITJEVE – Do te duhen edhe shitje nga tani deri ne fund te merkatos. Po flitet ne ditet e fundit per nje largim te Joao Mario edhe pse ai eshte stervitur rregullisht ne Appiano. Interi po mendon qe per Modric te perdore parate e tij dhe natyrisht edhe te tjera. Suning i ka thene po ketij operacioni dhe mund te ofroje edhe nje kontrate te gjate per te ndare rrogen ne shume vite.

MISTER X – Duket se ne vemendjen e zikalter eshte edhe nje mesfushor tjeter kualiteti “qe duhet te perzgjidhet me kujdes”. Nuk ka ende siguri per emrin, por behet fjale per hipoteza per momentin. Interi duket se interesohet per Gundogan: City per gjermanin kerkon 40 milione euro. United ka propozuar Matic, por e nuk bind. Pastaj eshte Lobotka i Celta Vigo dhe Paredes qe Spalletti e njeh shume mire. Keto jane pak a shume emrat, por jane te gjitha hipoteza. Askush nuk di gje me shume per ta.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.