Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,392 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mediat gjermane nuk i besojne syve: “Ja klauzola e cmendur e golit qe ka Gosens ne kontraten e tij me Interin: ai…”

Mediat gjermane nuk i besojne syve: “Ja klauzola e cmendur e golit qe ka Gosens ne kontraten e tij me Interin: ai…”
Inter Club Staff

Tashme nuk ka asnje dyshim: Robin Gosens eshte nje lojtar i Interit me te gjitha efektet dhe lojtari sot per te dyten dite radhazi ka qene ne Appiano Gentile.

Transferimi i tij nga Bergamo ne Milano eshte bere zyrtar edhe nga skuadra e Atalantes por edhe nga skuadra e Interit.

Por duket se ky transferim ka bere buje te madhe edhe ne Gjermani ku vazhdojne te flasim me superlativa per kete blerje te Interit.

Ne fakt, e fundit eshte Sky Sport Deutschland, e cila me gazetaret e saj ka shprehur habi te madhe ne lidhje me nje klauzole prezente ne kontraten e Gosens.

Gjithcka ka te beje me nje klauzole qe nga ata eshte quajtur nje “klauzole e cmendur goli” per rendesine qe nje gol do te kete ne blerjen e Gosens.

“Lajme nga Gosens. Ne kontraten e tij me Interin eshte zbuluar ne keto caste nje klauzole e cmendur goli.”

“Si fillim, nuk eshte nje huazim gjashte mujor por nje huazim 18 mujor. Por sapo Inter te shenoje golin e pare ne nje kompeticion zyrtar ne vitin 2022-2023, ata kane detyrimin per te blere Gosens.”

“Inter ne ate moment do te paguaje 25 milione euro, ashtu si eshte rene dakord ne kontraten e nenshkruar dhe qe e lidh lojtarin me pas me Interin deri ne 2026.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.