Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,169 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Merkato -4. Inter, tani ose kurre më. Vucinic…

Merkato -4. Inter, tani ose kurre më. Vucinic…
Xhorxh Gellci

Mungojne 4 dite deri ne fund te merkatos. Te premte ne oren 23 do te mbyllet sesioni dimeror ose sic quhet, merkatoja e riparimit.

Inter eshte ne nje situate shume delikate, arsye per te cilen, nese do te behej ndonje levizje, do te kerkohet te behet ne menyren me pak traumatike te mundshme dhe me nje mundesi minimale gabimi. Sipas Gazzetta dello Sport, edhe fale takimit tani te paevitueshem mes Agnelli dhe Thohir, nuk duhet te anashkalohet pista Vucinic. Kushtet per te rivendosur ne tavoline shkembimin me Guarin nuk jane, por Inter dhe Mazzarri e deshirojne malazezin, prandaj mund te ofrojne nje huazim prej 2 milion euro dhe me detyrim blerjeje te vendosur ne 7 milion ne vere. Ne te kundert, Juventus do te insistoje te marre Fredy Guarin, qe mesa duket nuk ka ndonje oferte tjeter konkrete.

Megjithate, nuk eshte e thene qe zikalterit te mos shohin edhe alternativa. Ne oret e fundit eshte kthyer fuqishem emri i Osvaldo, por klubi anglez kerkon 18 milion. Gjithsesi, mund te konsiderohet huazimi.

Pavaresisht se nuk duket, Interi eshte i levizshem. Te shtune, per shembull, Ausilio ka fluturuar ne Madrid ne nje mision per sulmuesin Morata: nje operacion qe mund te linde ne vere, duke pare qe sulmuesi nuk po rinovon me Real Madrid. Me i mundur per janarin, eshte huazimi i Casemiro, nje lojtar qe mbulon shume role, por qe per momentin po gjen pak hapesira ne klubi i Ancelottit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.