Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,121 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Merkato, Ausilio i papermbajtshem: jane gati 3 goditjet e Interit te 2018/2019. Suning deshiron…

Merkato, Ausilio i papermbajtshem: jane gati 3 goditjet e Interit te 2018/2019. Suning deshiron…
Inter Club Staff

Interi deshiron te vazhdoje perpara me Luciano Spallettin dhe nese ka dicka te sigurt ne te ardhmen zikalter, ai eshte emri i teknikut ne sezonin e ardhshem.

Kete gje e tregon Tuttosport, e cila shton se pikerisht per kete fakt, po vihet re edhe aktivizimi shume i madh i drejtorit Sportiv te Interit, Ausilio, ne merkato edhe pas mbylljes se saj ne fund te janarit dhe po kerkon qe te mbylle qe tani marreveshjet per blerjet e lojtareve te sezonit te ri:

“Hiper-aktivizmi i Ausilios pas merkatos qe eshte mbyllur eshte nje tregues shume i qarte se Suning deshiron te vazhdoje perpara me Spallettin.”

“Ndryshe nuk shpjegohet dot se pse drejtori sportiv i Interit e ka mbyllur marreveshjen me Lautaro Martinez me aq vendosmeri (operacion prej 20 milione eurosh, nje shpenzim shume i majme per nje skuader qe eshte nen kontrollin e rrepte te Uefes per FPF) por edhe ne merkaton me parametra 0.”

“Eshte shume afer perfeksionimit kontrata dhe klauzolat e kontrates se Stefan de Vrij me nje goxha komision per SEG (nje nga arsyet se pse nuk erdhi rinovimi me Lazion) si dhe paralelisht, edhe marreveshja me Asamoah, duket se eshte arritur nga drejtori sportiv i Interit pavarsisht tentativave te Napolit per lojtarin dhe Juventusit per te rinovuar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.