Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

742 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Merkato, Bild ne Gjermani ngre alarmin: “Bayern Munich eshte hedhur ne sulm per nje super talent te Interit: ja detajet.”

Merkato, Bild ne Gjermani ngre alarmin: “Bayern Munich eshte hedhur ne sulm per nje super talent te Interit: ja detajet.”
Inter Club Staff

SportBild ka folur diten e sotme per merkaton e Bayern Munich duke nenvizuar keshtu se gjermanet po punojne per disa shitje fillimisht ne janar.

Por gjithesesi, ata kane bere nje plan teper te rendesishem edhe per merkaton e veres, ku kane rrethuar me te kuqe disa emra teper interesant.

Ne kete liste me sa duket, ndodhet edhe nje super talent qe eshte ne pronesi te Interit, por qe aktualisht eshte i huazuar.

Aty nderkohe ben pjese edhe Camavinga, nje nga talentet me te perfolur ne panoramen europiane, dhe qe luan me skuadren e Rennes.

Nderkohe, gjithmone sipas Sports Bild, perseri, lojtari i Interit qe kerkohet nga Bayern, eshte gjithashtu nga Franca.

Behet fjale per Lucien Agoume. Ky lojtar eshte teper i talentuar dhe aktualisht eshte i huazuar te skuadra e Spezias ne Serie A.

Agoume eshte alternativa low cost e Camavinga, dhe Bayern Munich mendon se Interi do te hiqte dore prej tij per nje shifer me te ulet.

Nderkohe nga ana e Interit deri me tani, nuk eshte shfaqur deshira per te hequr dore nga lojtari i talentuar kaq shpejt.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.