Merkato, Chievo flet me Interin per Puscas dhe pelqehet Emmers. Sassuolo sot…
Piero Ausilio gjate ketyre diteve do te kerkoj qe te shes disa nga lojtaret e rinje qe jane ne pronesine e klubit.
Ne mesin e shume te rinjeve nga te cilet Interi synon te mbledh shumen e nevojshme per plusvalencat e kerkuara nga UEFA eshte edhe George Puscas.
Sulmuesi rumun vjen nga nje pjese e dyte e mire e sezonit te Novara, ku golat e tij megjithate nuk kane mjaftuar per te evituar renien ne Serie C.
Klubi zikalter synon te arketoj te pakten 4 milione euro dhe tani, pervec Bolognas e Cagliarit, sipas Sky Sport regjistrohet edhe interesimi i Chievos qe eshte duke folur me klubin zikalter.
Chievo ne anen tjeter sipas raportimeve te tuttomercatoweb eshte e interesuar edhe per mesfushorin e ri zikalter Xian Emmers dhe sot ka derguar edhe vezhgues ne ndeshjen kunder Juventus.
Por jo vetem, per mesfushorin belg te Interit eshte e interesuar edhe Sassuolo qe ashtu si Chievo sot ka derguar vezhgues per te pare nga afer paraqitjen e Emmers.