Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

425 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

MERKATO – Del ne pah nje emer tjeter per Interin ne mesfushe: nje ish-lojtar i Milanit!

MERKATO – Del ne pah nje emer tjeter per Interin ne mesfushe: nje ish-lojtar i Milanit!
Inter Club Staff

Interi po ndjek shume profile per te kompletuar mesfushen e saj sezonin e ardhshem duke pare largimet qe jane menduar tek zikalterit.

Borja Valero eshte ne skadence kontrate por jo vetem ai: edhe Matias Vecino dhe Roberto Gagliardini nuk shohin nje te ardhme tek Interi.

Drejtuesit po punojne per shitjen e tyre por ne te njejten kohe po mendojne edhe per emrat qe do i zevendesojne ato.

Nderkohe qe emrat e perfolur jane pothuajse gjithmone te njejtet: qe tek Vidal e deri tek Tonali apo Castrovilli, duket se ka nje emer te ri qe i pelqen Interit dhe qe po mer informacione.

Behet fjale per nje lojtar qe eshte paraqitur shume mire kete sezon ne radhet e Sassuolos: ish-lojtari i Milanit, Manuel Locatelli.

Klubi i Sassuolos ka paguar plot 10 milione euro plus dy milione bonuse per ta blere nga Milani dhe lojtari ja ka dale te grumbullohet edhe nga Kombetarja e Mancinit me paraqitjet e tij.

Ashtu si nenvizon edhe Fabrizio Romano ne Calciomercato.com, Milani nuk ka asnje te drejte riblerje te ruajtur per lojtarin.

Po Sassuolo? Klubi nga Emilia Romagna nga ana e saj deshiron te perfitoje sa me shume nga nje shitje e mundshme e tij.

Locatelli ne kete moment vlen pothuajse sa dyfishi i investimit te bere dhe konsiderohet ende nje talent premtues i futbollit italian sepse eshte vetem 22 vjec.

“Italiani pelqehet shume nga Marotta dhe ka karakteristikat qe po kerkon Ausilio. Per me shume, ky i fundit e ndjek me kujdes qe nga koherat e Milanit kur ishte e pamundur te mendohej nje kalim tek rivalet.”

“Ja pse Manuel mund te perfundoje tek Interi kete vere. Sepse eshte nje low-profile, ashtu si ishte Sensi.”

“Kur ai erdhi vjet, askush nuk e njihte por arriti te habise te gjithe me paraqitjet e tij”, e mbyll shkrimin gazetari i njohur dhe eksperti i merkatos.

Keshtu, nje tjeter emer i shtohet listes se gjate te lojtareve qe jane lidhur me nje kalim te mundshem tek Interi kete vere.

Ne kete moment dicka eshte shume e sigurt: do te jete nje vere shume e gjate per tifoze zikalter.

Ceshtjet jane shume: qe tek Lautaro Martinez dhe telenovela Barcelona por edhe Sandro Tonali me te tjere.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.