Merkato e madhe por tifozeri e vogel: “Deshton fushata e abonimeve e Juventusit: ulje e pabesueshme prej…”
Ndonjehere mund te kesh para per te bere merkato, por mund te mungoje gjeja me e rendesishme ne futboll: tifozeria.
Nuk eshte ndonje gje e re qe tifozeria e Juventusit ne Torino nuk eshte nder me besniket dhe nuk eshte hera e pare qe ndodh.
Me sa duket, sipas asaj qe tregon sot Tuttosport, fushata e abonimeve te Juventusit eshte mbyllur me nje deshtim te rendesishem.
“Sipas rezultateve te para, Juventus ka mbyllur fushaten e saj te abonimeve ne stadium me nje renie prej 27% nga hera e fundit”.
“Jane shitur keshtu vetem 20.200 tesera, qe eshte nje ulje teper e madhe nga hera e fundit qe jane shitur abonime te cilat kane qene 29.399”.
“Nderkohe, Inter per shembull ka shitur fiks sa dyfishi i abonimeve te Juventusit, dicka me shume se 40 mije”.
“Gjithesesi, sipas Juventusit, ky numer nuk frikeson aspak sepse pritej te mos ishte i larte per shume faktore”.
Nderkohe qe Tuttosport shkruan kete, te vjen ne mendje nje shprehje e te madhit Peppino Prisco kur Inter luajti me Juventusin ne Delle Alpi nje ndeshje teper te zjarrte per majen e klasifikimit, por stadiumi eshte gjysme bosh. Ne ate kohe ai tha: “Mund te blesh ndeshje, por kurre dashurine e tifozeve”… Normalisht, me ironi, por sa shume te verteta ne ate fraze.