Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

5,103 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Merkato i vetëfinancuar, ja plani i Ausilios. Sakrifikohet Kovacic, por jo vetëm: edhe tre të tjerë do të largohen

Merkato i vetëfinancuar, ja plani i Ausilios. Sakrifikohet Kovacic, por jo vetëm: edhe tre të tjerë do të largohen
Rinor Sopaj

Pas goditjes nga Uefa, Interi duhet t’ia filloj përsëri. Detajet ishin të shkruara që moti dhe zikaltërit duhet t’ia fillojnë ta programojnë merkaton sipas kushteve të FPF-së. La Gazzetta dello Sport shpjegon strategjinë e Piero Ausilios, ku që nga merkato i ardhshëm mund të shpenzoj aq sa shet (nuk shkojnë në llogari marrëveshjet e afatit kalimtar të kaluar, p.sh. Xherdan Shaqiri). Pastaj duhet të zvogëlohen pagat: në fund të sezonit Interi do të lirohet nga Campagnaro, Felipe dhe Jonathan (të treve iu përfundon kontrata), Podolski (përfundon huazimi) dhe njëri nga Vidic, Andreolli, Nagatomo, Dodo dhe Kuzmanovic. Por gjithashtu do të duhet të sakrifikohet njëri nga lojtarët më me peshë të skuadrës, ku emri më i lakuar mbetet Mateo Kovacic.

Duke e parë veton absolute të largimit të Mauro Icardit, në fakt, kroati qëndron kandidati i parë për një lamtumirë të mundshme. Roberto Mancini dëshiron ta pres shpërthimin e tij dhe deri më tani nuk kanë arritur oferta të rëndësishme (vetëm 10 milionë nga Liverpool). Reds duhet ta dyfishojnë ofertën dhe në të duhet ta fusin edhe Skrtel. Interi pagoi 16 milionë për kroatin në janar të vitit 2013, ndërsa nëse do ta shisnin për një shumë rreth 22-23 milionë zikaltërit do të dilnin me një vlerë pozitive.

“Por Kovacic nuk mjafton. Ja pse në rast të një oferte të mirë mund të largohet edhe Hernanes – mbi të gjitha nëse do ta mbyll sezonin në formë të lartë-, Juan Jesus dhe Guarin. Por gjithashtu Handanovic, i cili së fundi po reflekton për rinovimin dhe i pëlqen Romës, e cila është e gatshmë t’i vë në pjatë tetë milionë. Mirëpo Interi dëshiron 11. Aq sa i pagoi Udineses në vitin 2012. Një tjetër zë i rëndësishëm për thesarin e nevojshëm për të sjellë në shtëpi Touren dhe Dybalan (ose vëllezërit e tij, në qoftë se Paulo do të shkoj tek Juve, atëherë alternativë e tij mund të jetë Gaston Ramirez) pa i llogaritur klubet të cilat janë të obliguara t’i blejnë lojtarët: Alvarez (11 milionë, nëse Sunderland i shpëton rënies nga liga), Mbaye (Bologna), Schelotto (Chievo), Alvaro Pereira (Estudiantes) dhe mundësia për t’i shitur disa të rinj të tjerë. Edhe pse Mancini e di shumë mirë që i duhet të mbështetet edhe tek ata, sidomos duke i vlerësuar lojtarët e Primaveras duke i provuar në skuadrën e parë (Gnoukouri mbi të gjithë), ai po vazhdon të peshkoj të rinj me prospektivë dhe me vlera njerëzore. Tani i takon ekuilibruesit Ausilio”, shkruan e përditshmja.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.