Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 19, 2019

Scroll to top

Top

914 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

MERKATO – Icardi drejt PSG, Interi dhe Wanda po punojne ne keto momente: ja detajet

MERKATO – Icardi drejt PSG, Interi dhe Wanda po punojne ne keto momente: ja detajet
Inter Club Staff

Po ndodh e papritura (gjithmone nese dikush nuk nderron mendje). 

Mauro Icardi po afrohet shume me Paris Saint Germain dhe kete gje e thote Gianluca Di Marzio ne sajtin e tij duke zbuluar edhe detaje rreth kesaj levizje.

Sipas specialistit te njohur italian, dy jane hipotezat ne kete moment: ose huazim me pagese pa te drejte blerje ose huazim me pagese me te drejte blerje.

Ne kete moment tratativa po ecen perpara: pak minuta me pare ka filluar nje takim ndermjet paleve dhe me sa duket kemi nje hapje drejt hipotezes se rinovimit te kontrates perpara se te huazohet.

Ky ka qene kushti kryesor i Interit qe te lejoje huazimin sepse nuk deshiron qe lojtari te kthehet sezonin tjeter me vetem nje sezon ne kontrate ne Milano.

Me sa duket, kjo ka sjelle edhe zhvillimin e madh sepse agjentja e lojtarit ka filluar te diskutoje per rinovimin dhe tashme kalimi i ish-kapitenit ne Paris eshte shume i mundshem.

Telenovela e veres mund te perjetoje ne keto momente oret e fundit te saj sepse Icardi mund te largohet.

Pikerisht ne keto minuta qe flasim Icardi e ka dhene driten jeshile per kete hipoteze dhe tratativa do te vazhdoje sot gjate gjithe nates.

Palet po diskutojne me optimizem te madh. Pas pak priten edhe zhvillime te tjera sepse drejtuesit e Interit do te takohen edhe me perfaqesues te tjere te Icardit dhe drejtues se PSG.

Nderkohe, jemi qe jemi, kujtojme edhe fjalet e Wanda Nares ne emisionin Tiki Taka qe i postuam edhe pak minuta me pare per te gjithe ata qe nuk i kane lexuar:

”Une do te punoj deri ne momentet e fundit kur do te mbyllet merkato. Kush e kerkon Icardin? Ka nje liste me skuadra, jane disa te ndryshme.”

“Per disa prej tyre kemi folur edhe ketu. Raporti me drejtuesit e Interit per mua eshte gjithmone e me i mire.”

“A do te shkoje ne Argjentine? E kam lexuar lajmin, duket shume e veshtire te nderroje kontinent. A do te qendroj ne Europe? Po, mendoj se po. Napoli a mund te shpresoje tek Icardi? Shpresa vdes e fundit.”

Me pas gruaja e ish-kapitenit te Interit eshte larguar nga studio dhe ne keto momente po qarkullon nje ndjesi se Icardi mund te largohet me te vertete brenda dites se neserme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.