
Merkato Inter, Adani sugjeron nje emer: “Do te ishte perfekt per te zevendesuar Vidal: Inter duhet ta bleje menjehere.”
Prezent si gjithmone ne emisionin e “Bobo TV”, Daniele Adani ka dashur te flase pak edhe per merkaton e Interit.
Ai ka treguar per nje lojtar qe eshte promovuar pak nga mediat sipas tij, por qe eshte gati te beje kapercimin e madh.
“Une ne kete moment shoh Interin ne kerkim te lojtareve qe mund te zevendesojne Arturo Vidal ne skuadren e tyre.”
“Prandaj, si nje njeri qe e kam ndjekur shume futbollin argjentinas keto kohe, do i sugjeroja Interit nje talent te River Plate.”
“Behet fjale per Nicolas De La Cruz, nje mesfushor uruguajan i lindur ne 1997 dhe qe po ben shume mire ne Argjentine.”
“Nuk e kuptoj se si mund te mos flitet per nje lojtar si puna e De La Cruz qe me River Plate ka bere gjera te shkelqyera.”
“Prej kater vitesh luan si titullar. Te isha si Inter do e merrja menjehere sepse do te ishte perfekt ne vendin e Vidal.”
“Nuk e them si titullar fiks, por ne fund te fundit, Vidal sa ndeshje ka bere? Prandaj them, te isha si Inter, do e merrja menjehere.”