Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

485 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

MERKATO – Inter, Conte ka dhene dakordesine e tij per blerjen e pare nga Barcelona

MERKATO – Inter, Conte ka dhene dakordesine e tij per blerjen e pare nga Barcelona
Inter Club Staff

Arturo Vidal dhe Inter, ja tek jemi perseri. 

Kiliani eshte rikthyer perseri qe te jete ne orbiten zikalter dhe kesaj radhe mendohet se eshte hera e duhur.

Si per sulmin e Barcelones per Lautaro Martinez por edhe per shkak te stimes qe gezon nga Antonio Conte prej kohesh tashme.

Zerat ne Spanje sa vijne e shtohen dhe tashme nuk jane me per tu injoruar. Vidal ne kete moment e di qe do te largohet nga Katalonja por ai ka refuzuar te gjitha ofertat qe kane ardhur ne drejtim te tij.

Kjo sepse ai e ka nje ide te qarte ne mendjen e tij: do te largohet vetem ne drejtim te Interit, askund tjeter.

Ai i shikon zikalterit si destinacionin perfekt per etapen e radhes se karrieres se tij ku ka shkelqyer jo pak me te gjitha skuadrat ku ka luajtur.

Sipas Fox Sports, Vidal ka refuzuar dy oferta shume te pasura nga Kina sepse deshiron te luaje ne nje nivel te larte ne Europe.

Por jo vetem: ai ka zgjedhur edhe destinacionin e radhes. “Ka zgjedhur Interin sepse zikalterit e duan me force dhe ne janar ai ishte vetem nje hap larg. Ne ate kohe Barcelona e refuzoi oferten”, nenvizon El Mundo Deportivo.

Ne kete moment qe po flasim, interesi eshte rikthyer dhe shanset qe te ndodhe jane shume te medha. Tashme Antonio Conte ka dhene dakordesine e tij per kryerjen e ketij operacioni.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.