Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 26, 2019

Scroll to top

Top

536 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Merkato, dyshime mbi te ardhmen e Joao Mario: asnje oferte e sakte. Jane dy hipotezat tani per te!

Merkato, dyshime mbi te ardhmen e Joao Mario: asnje oferte e sakte. Jane dy hipotezat tani per te!
Inter Club Staff

E ardhmja e Joao Mario duket e gjitha per tu shkruar. Portugezi eshte paguar 40 milione euro plus bonuse nga Interi dhe tani eshte e veshtire qe te shitet per nje shifer qe mund te mos krijoje minusvalence. 

Huazimi gjashte muaj tek West Han i ka bere mire lojtarit qe tani do te luaje nje boteror si protagonist, por klubi londinez nuk e bleu dhe tentativat qe ka bere per ta blere, jane hedhur te gjitha poshte nga Interi sepse ata asnjehere nuk kane ofruar aq sa Interi e vlereson ate: oferta e fundit ka qene nje huazim i thjeshte por i refuzuar ne moment nga zikalterit.

Fakti qe luan ne boteror, mund te beje qe Joao Mario te perfundoje ne shenjestren e ndonje klubi Europian qe mund te hidhet ne sulm per te.

Pikerisht per kete, ka folur Gazzetta dello Sport sot e cila ka shpjeguar se dy jane skenaret e Joao Marios tek Interi kete sezon.

Ja cfare ka shkruar Gazzetta ne faqet e saj: 

“Joao Mario eshte amortizuar per rreth 16 milione eurp. Pra, per te barazuar shitjen e tij ne bilanc do te duhet te shitet per rreth 24 milione euro.”

“Per momentin eshte totalisht e pamundur sepse nuk ka asnje klub qe te kete trokitur ne deren e Interit dhe te kete ofruar ate shifer ne kete moment.”

“Atehere, pas mungesave te ofertave, zikalterit po reflektojne. Cila eshte zgjidhja me e mire? Nga njera ane, ne klubin zikalter ka drejtues qe do te donin ta mbanin ne klub ne gjashte muajt e pare te pakten per te luajtur edhe ne Champions League.”

“Ndersa nga ana tjeter, ka nga ata qe po mendojne ta japin ne huazim mer nje sezon tjeter qe te ulet vlera ne bilanc per shkak te amortizimit te cmimit.”

Mundesia e dyte eshte me e mundshme, dhe drejtori sportiv Ausilio po punon per kete. Nje zgjedhje alla-Geoffrey Kondogbia do te preferohej.

Por duhet gjetur klubi i duhur qe do te kenaqte  kerkesat ekonomike te Interit dhe te pranohej nga Joao Mario si destinacion i pelqyeshem.

Do te jete nje vere e gjate, e nxehte dhe me shume mundesi, plot me pikepyetje per te ardhmen e portugezit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.