Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

82 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

MERKATO – Inter, 20 milione euro menjehere ne bilanc: Conte ka thene ‘po’ per largimin e pare nga skuadra

MERKATO – Inter, 20 milione euro menjehere ne bilanc: Conte ka thene ‘po’ per largimin e pare nga skuadra
Inter Club Staff

Nder shume shitjet qe Interi pritet te beje ne sezonin e ri, nuk jane vetem emrat e lojtareve qe gjendjen aktualisht te huazuar si Mauro Icardi, Joao Mario apo Radja Nainggolan. 

Zikalterit, ne fakt, po vleresojne shume se cfare duhet te bejne me nje element teper te rendesishem ne skuadren e Contes qe erdhi ne vere me buje te madhe.

Behet fjale per ish-lojtarin e Atletico Madrid qe nuk ka arritur do te paraqitet ne nivelet e pritura me Interin kjo per shkak edhe te skemes Conte me tre mbrojtesa.

Diego Godin ne 34 vitet e tij nuk ka luajtur kurre me nje mekanizem te tille dhe pikerisht per kete fakt ai ka pasur shume veshtiresi ne vitin e tij te pare.

“Uruguajani zikalter ka shume klube qe e ndjekin me vemendje neper Europe dhe ndermjet kartonit (qe nuk pritet te kushtoje shume) dhe rroges, shitja e tij mund te beje qe Interi te shpetoje 20 milione euro ne bilanc duke pare se rroga e tij eshte 5 milione euro deri ne 2022.”

Kete gje e ka shkruar Gazzetta dello Sport ne numrin e saj te perditshem sot.

Nderkohe, Antonio Conte eshte gati ta pranoje kete largim dhe ka folur me drejtuesit per kete ceshtje duke dhene rrugen e lire.

Lista per te zevendesuar Godin eshte shume e gjate dhe Interi po ndjek disa profile te rendesishme ne Angli dhe ne Itali. Nderkohe vetem Diego Godin kerkohet nga skuadra ne La Liga dhe Premier League.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.