Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,384 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

MERKATO – Inter, ja te gjitha goditjet ne merkato qe ka prenotuar Marotta: plot 5 lojtare!

MERKATO – Inter, ja te gjitha goditjet ne merkato qe ka prenotuar Marotta: plot 5 lojtare!
Inter Club Staff

Do te kapet apo nuk do te kapet Champions League (qe do te ishte nje deshtim total nese nuk do te kapej), Interi do te beje nje merkato te rendesishme kete vere. 

Per here te pare qe prej 2015, skuadra e Interit nuk do te jete e detyruar te bleje lojtare per nje shume me te larte se sa ajo qe ka blere.

Keshtu, pritet qe kjo te jete merkato me e shtrenjte e Interit qe prej vitit 2010 sepse zikalterit nuk do te jene nen Settlement Agreement dhe Steven Zhang deshiron qe tek Interi te lere shenje ne vitin e pare te tij si President duke bere nje blerje te madhe edhe per te kenaqur tifozzet.

Blerja e pare deri me tani eshte bere: quhet Diego Godin dhe do te vije nga Atletico Madrid me parameter 0. Nuk eshte pak, sepse ai eshte titullar i padiskutueshem me skuadren e Simeones dhe ne kombetaren e vendit te tij.

Por sipas mediave italiane, ne mesfushe kane per tu bere goditjet me te bukura dhe me te shtrenjta: nderkohe qe mbetet nje enderr Rakitic, njerez si Barella mbeten ne shenjester sepse pelqehen shume duke qene se ai eshte shume i ri dhe i gatshem te luaje qe tani titullar tek ky Inter.

Por edhe ne sulm do te kete te reja: nje nga emrat me te perfolur eshte Dybala qe mund te vije ne vend te Icardit por mendohet gjithashtu se ne krahet e sulmit do te vije nje lojtar me peshe dhe emrat jane te shumte.

E te mos harrojme edhe investimin e rendesishem qe Interi do te beje ne krahun e djathte te mbrojtjes ku zikalterit nuk do e blejne Cedric Soares por do e kthejne tek Southampton.

Keshtu, Interi ka prenotuar plot pese blerje per veren: nje mbrojtes qendre, nje mbrojtes i krahut te djahte, dy mesfushore, nje sulmues krahu. Pese deri ketu qe mund te behen gjashte nese Icardi do te largohet!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.