Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

271 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Merkato – Inter ka blinduar nje nga yjet e saj te Primaveres: ja detajet

Merkato – Inter ka blinduar nje nga yjet e saj te Primaveres: ja detajet
Inter Club Staff

Interi ka per qellim qe te besoje fort tek talentet e saj te rinj tek Primavera, ndryshe nga sa eshte bere ne te kaluaren.

Drejtuesit zikalter, ne menyre te vecante, deshirojne qe te besoje shume tek lojtaret e lindur ne 2002 sepse kjo gjenerate konsiderohet si nder me te mirat ne sektorin e te rinjve zikalter prej kohesh.

Sebastiano Esposito eshte vetem maja iceberg, por ne shpinen e tij ka shume diamante te tjere me shume kualitet.

Qe nga Agoume (i ardhur vitin e kaluar nga Sochaux) deri tek Filip Stankovic, Tibo Persyn dhe Gaetano Oristanio por pa harruar nje nga me te rendesishmit: Lorenzo Pirola.

Ai eshte nje mbrojtes qendror shume premtues dhe konsiderohet si nje nga lojtaret me prespektive me te madhe e qe eshte stervitur me skuadren e pare qe ne vere kur filluan grumbullimet e para.

Interi me te nuk deshiron qe te rrezikoje, por deshiron ta blindoje me nje kontrate te re prej profesionisti.

MARREVESHJE E ARRITUR – Sipas asaj qe thuhet nga FcInter1909, Interi ka plane te rendesishme per te ardhmen e djaloshit qe do te kenaqnin keshtu te dyja palet.

Aktualisht ai eshte i lidhur me Interin deri ne 30 qershor 2021 dhe ne korrik eshte rene dakort qe ai te firmose kontraten e re deri ne 30 qershor 2025.

Marreveshja eshte arritur ndermjet lojtarit, agjentit te tij dhe Ausilios. Lojtari eshte shume entuziast per kete kontrate sepse nder te tjera, eshte nje tifoz i madh i Interit.

Kjo marreveshje do te formalizohet ne vere dhe ne korrik do te behet zyrtarizimi sepse deri ne shkurt ai ka qene 17 vjec dhe me pas futbolli u ndal.

Pirola eshte nje nga pikat e palevizshme te tranjerit Madonna tek Primavera gjate gjithe sezonit ku ka impresionuar jo pak edhe Antonio Conten.

Ai eshte ne kontakt te vazhdueshem me te dhe i ka thurur jo pak elozhe dhe ne menyre te rregullt i jep edhe keshilla. Ka qene nje ide edhe e Contes zgjatja e kontrates se tij.

Per lojtarin ne muajt e kaluar ka ardhur nje oferte e rendesishme edhe nga Manchester United e cila eshte refuzuar.

Nje tregues ky shume i forte se sa shume beson Interi tek djaloshi i saj i ri qe shume e krahasojne per menyren e lojes me Chielinin por qe zikalterit shpresojne qe ti ngjaje vetem ne menyren e lojes dhe jo korrekteses se tij ne fushe dhe jashte saj.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.