Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

645 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Merkato Inter – Pas Hakimi, fillon lufta per krahun e majte: tre emra ne gare por Conte preferon vetem njerin!

Merkato Inter – Pas Hakimi, fillon lufta per krahun e majte: tre emra ne gare por Conte preferon vetem njerin!
Inter Club Staff

Pas Hakimit, qe ka ardhur sot ne Milano, Interi eshte gati qe te hidhet menjehere ne merkaton e lojtareve per krahun e majte.

Ashtu si nenvizon La Gazzetta dello Sport, Conte pret nje tjeter TOP PLAYER ne krahun e majte ku per momentin i sigurt eshte vetem Ashley Young.

Nderkohe, nga krahu tjeter, Cristiano Biraghi shihet si nje largim i sigurt drejt Fiorentines, skuader qe ka ne pronesi lojtarin.

Po kush jane emrat qe po kerkon Interi dhe Marotta per te perforcuar Interin? Sipas te perditshmes italiane, ato jane tre.

Behet fjale per te perhershmit:  Emerson Palmieri, Marcos Alonso dhe Junior Firpo.

MARREVESHJET E RENDESISHME ME CHELSEA – Interi i Contes, deri me tani ka peshkuar shume me Premier League.

Qe tek Romelu Lukaku e deri tek Alexis Sanchez duke kaluar per Victor Moses dhe Ashley Young apo edhe Christian Eriksen.

“Ja pse te imagjinohet nje blitz i Interit per Emerson Palmieri apo Marcos Alonso nuk eshte kaq e pamundur keto dite”, shpjegon e perdtishmja italiane.

Emerson Palmieri sot per sot eshte i preferuari i Interit dhe pelqimi eshte reciprok, duke pare edhe perdorimin e paket qe ka pasur lojtari ne kete sezon.

Nje situate analoge nderkohe per Marcos Alonso: ish-lotari i Fiorentines pelqehet shume nga tekniku zikalter qe e ka pasur si lojtar gjate eksperiences se tij tek Blues.

Por nje plus tjeter i spanjollit eshte edhe aftesia e tij ne goditjet e denimit. Nje aftesi qe cdo klub do e deshironte ta kishte.

Zikalterit qe po mendojne te negociojne me Chelsean, e dine qe keta te fundit kerkojne 30 milione euro te pakten per spanjollin.

Ndersa per Emerson Palmierin ndoshta edhe 10 milione me shume. Pra eshte nje situate delikate.

JUNIOR FIRPO DHE BARCELONA – Eshte i ndryshem nderkohe rasti i Junior Firpo: nje ardhje eventuale e mbrojtesit te krahut te majte lidhet shume me tratativen Lautaro-Barcelona.

Firpo ne kete moment eshte lojtari i vetem qe i inetereson Interit dhe qe Barcelona duhet te ofroje tek zikalterit me nje oferte qe duhet te parashikoje edhe 90 milione euro cash per te arritur 111 milion eurot e vleresimit per Lautaro Martinez.

Por hipoteza Junior Firpo ne kete moment eshte me pak e mundshmja te ndodhe, duke pare se Lautaro Martinez eshte larguar jo pak nga Barcelona.

Ditet e fundit eshte vene re nje ftohje e kesaj piste dhe mendohet se Barca do te rikthehet ne gare per argjentinasin vetem sezonin e ardhshem.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.