Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,638 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Merkato Inter, qetesi absolute me perjashtim te largimeve. Ka vetem 1 mundesi

Merkato Inter, qetesi absolute me perjashtim te largimeve. Ka vetem 1 mundesi
Xhorxh Gellci

Dita e fundit e merkatos dhe, sipas Gazzetta dello Sport, nuk do te ndodhe asnje gje e vecante ne shtepine e Interit. Ideja e fundit mund te jete ajo per te nderhyre ne blerjen e nje lojtari te krahut te majte, nje rol qe eshte kerkuar shprehimisht nga Mazzarri. Eshte e vertete, ne kete fillim sezoni ne ate rol ka luajtur Nagatomo, por tekniku e shikon me shume ne te djathte, ku per momentin titullar eshte Jonathan.

Branca dhe Ausilio sot do te punojne dhe objektivi duhet te jete Marquinho i Romes. Por dihet qe operacioni eshte i lidhur me largimin e Pereira. Nje operacion jo i thjeshte ky i dyti, sepse vetem nje vit me pare, uruguajani u ble nga Porto per 11 milion euro. Pavaresisht amortizimit, per te mos bere nje minusvalence te rrezikshme, duhet te gjendet dikush qe do te investoje 8-9 milion. Ne momentin e fundit, Interi mund te kenaqet edhe me 7-8, duke marre ne konsiderate edhe hipotezen e huazimit. Per momentin nuk eshte se ka rradhe pritjeje per Pereiran, por nje jave me shume ne kampionatet europiane mund te kete ndryshuar kerkesat e ndonje klubi. Ne kete pike, me formule te njejte me te cilen do te shitet Pereira, zikalterit do te merrnin Marquinho nga Roma. Qe pervec te tjerash, pikerisht nje vit me pare i shenoi Interit nje super gol ne 3-1 me te cilin kuqeverdhet ndeshkuan San Siron ne javen e dyte te kampionatit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.