Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

670 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

MERKATO – Inter, zbulohet super oferta e Interit per Kostic? “Marotta ka ofruar ne kembim kartonin e…”

MERKATO – Inter, zbulohet super oferta e Interit per Kostic? “Marotta ka ofruar ne kembim kartonin e…”
Inter Club Staff

Eshte ende ne nje faze te nxehte tratativa e Interit me Paris Saint-Germain per kartonin e Achraf Hakimit qe duket sikur do te jete profili i sakrifikuar tek Interi.

Por ne rast largimi te marokenit, zikalterit me sa duket po mendojne per nje goditje, por ne krahun e kundert ku ai luan.

Kete gje e shkruan sot Tuttosport, e cila tenton te zbuloje edhe profilin qe Beppe Marotta ka vendosur per te investuar.

“Per karakteristika – shkruan Tuttosport – eshte Filip Kostic, nje lojtar qe te kujton me se shumti Hakimin dhe cilesite e tij.”

“Ai eshte pothuajse nje sulmues i huazuar ne mbrojtje, sepse jep nje mal me assiste per shoket por edhe shenon shume. 17 assist ka dhene per ta ne Bundesligen e fundit.”

“Problemi me i madh eshte se Frankfurti ka nje kontrate deri ne 2023 me lojtarin dhe ka kerkuar 30 milione euro kur West Ham e ka kerkuar lojtarin.”

“Por duket se Beppe Marotta ka nje karte te rendesishme: ai po mendon te ofroje tek ata kartonin e Valentino Lazaros, nje lojtar qe pelqehet shume nga gjermanet.”

“Austriaku deshiron te kthehet ne Pinetina per te bindur Inzaghin, por me te gjitha gjasat Interi do te vendose ta shese.”

“Inter nderkohe po mendon per ndonje super oferte 10-15 milione euro plus Lazaron. Jo pak ne kete kohe pandemie.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.