Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

815 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Merkato – Interi deshiron te bleje Rafinhan, po nese kualifikohet ne Champions. Ndersa Cancelo…

Merkato – Interi deshiron te bleje Rafinhan, po nese kualifikohet ne Champions. Ndersa Cancelo…
Inter Club Staff

Sky Sport ofron nje shpjegim te detajuar se si eshte situata e dy lojtareve zikalter.

Sa me shume kalojne ndeshjet, akoma me shume Cancelo dhe Rafinha tregojne se e meritojne Interin.

Qe te dy lojtaret perfaqesojne dy pika kyce te Interit te Luciano Spallettit.

Sipas gazetarit te Sky Sport, Andrea Paventi, zikalterve i ka munguar shume nje futbollist me karakteristikat e Rafinha i cili me kalimin e kohes po gjen formen e tij me te mire dhe gjendjen fizike optimale.

Ka qene i zoti edhe Spalletti qe ka ditur ta fuse ne mekanizmat e skuadres ku tani ai luan rregullisht.

Per brazilianin ka nje te drejte blerje shume te larte, 35 milione euro plus 3 bonuse. 

Nese do te beje pok aq mire ne ndeshjet e mbetura deri ne fund te sezonit sa ka bere deri me tani dhe nese Interi do te shkoje ne Champions League, klubi zikalter e mendon seriozisht qe ta bleje perfundimisht lojtarin. Rafinha eshte dikush qe Champions e njeh shume mire dhe zikalterve njerez si ai i duhen.

Per sa i perket Cancelos, situata eshte me e thjeshte duke pare se ai luan ne nje rol qe Interi ka shume nevoje per nje lojtar te lartesise se duhur prej vitesh tashme.

Portugezi ka personalitetin e duhur per tu bere nje ‘regjizor’ i terhequr, sepse arrin te ndertoje i vetem qe nga mbrojtja aksionet e Interit por jep edhe asiste teper te rendesishme. Mbi te ka nje te drejte blerje gjithashtu prej 35 milione eurosh.

Interi ne kete rast, ndryshe nga rasti i Rafinha, do e amortizonte kete blerje me ane te Kondogbia qe do te blihet per 25 milione euro nga Valencia. Cancelo po ben aq mire ne krahun e tij ne mbrojtje sa Interi po e mendon seriozisht per ta blere e kjo gje pritet te ndodhe ne vere me shume mundesi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.