MERKATO – Interi ka siguruar portierin e talentuar Brazao? Ja detajet!
Duket se eshte ne nje faze shume te nxehte tratativa per te sjelle ne Itali portierin e talentuar Gabriel Brazao, portier i datelindjes 2000 qe eshte ne pronesi te Cruzeiro.
Kete gje e siguron Corriere dello Sport e cila shton:
“Objektivi eshte qe te mbyllet sa me shpejt tratativa per te parakaluar konkurencen duke mos pritur deri sa ai te mare pashaporten komunitare sepse ai dokument do shume kohe.”
“Ne keto momente qe po flasim jane intensifikuar kontaktet me Chievon per te bere nje operacion analog si ai per Julio Cesar ne janarin e 2005.”
“Interi per kartonin e Brazao nuk do te paguaje me shume se 2-2,5 milione euro dhe ka pelqimin absolut te djaloshit. Ai do e pranonte edhe nje parkim ne Verona ne pritje te transferimit tek Interi.”