Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,214 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Merkato – Ja 4 lojtaret qe Interi po tenton ti shese perpara perfundimit te Serie A: Ne liste edhe…

Merkato – Ja 4 lojtaret qe Interi po tenton ti shese perpara perfundimit te Serie A: Ne liste edhe…
Inter Club Staff

Skuadra aktuale e Interit ka 4 lojtare qe drejtuesit zikalter po tentojne ti shesin ne kete merkato (perpara perfundimit te saj).

Njeri eshte mesfushor dhe tre jane sulmues.

Kete shkruan Gazzetta dello Sport sot qe shpjegon se si Ausilio do te kerkoje te gjeje nje sistemim per lojtaret qe nuk hyjne ne planet e Spallettit duke i lehtesuar detyren teknikut.

Ne dritare eshte Parma qe do te merte me deshire Karamoh ne huazim duke i zgjidhur nje problem jo te vogel Interit por ne te njejten kohe, duke perfituar jo pak nga ana teknike.

“Por nuk ka ndonje vrap kunder kohes per sa i perket shitjeve: merkato italiane mbyllet te premten, por vetem per blerjet, jo per shitjet.”

“Per shitjet ka ende kohe deri ne fund te gushtit dhe lojtaret mund te regjistrohen ne Champions deri ne daten 02 shtator, dite kur dorezohen listat e UEFA.”

“Interi do te tentoje te shese 3 nga 4 lojtaret qe ne kete moment jane ne shitje: Joao Mario, Candreva, Karamoh dhe Pinamonti.”

RREZIKU I LOJTAREVE TE DYFISHTE – Sidomos ne sulm, ne ate sektor te fushes ka lindur nevoja qe te largohet dikush sepse jane shume. E qarte qe Candreva dhe Karamoh – pervec te ardhurve si Keita dhe Politano – rrezikojne qe te krijojne me shume se nje mbivendosje sepse jane lojtare shume te njejte (luajne me kemben e djathte, ne krahun e djathte, etj).

Mendohet se njeri prej tyre do te largohet, por nuk perjashtohet mundesia qe te dy ata te largohen.

Nderkohe, edhe Pinamonti i pelqen shume Frosinones ndersa francezi ka kerkesa – Interi do te lejoje vetem nje huazim te tij – nga Parma: klub me te cilin Interi ka raporte shume te mira dhe qe sapo ka mbyllur operacionin Bastoni, Dimarco dhe Biabiany.

Spanja nga ky kendveshtrim duket si me e mundshmja per Joao Mario i cili sapo eshte kthyer nga huazimi ne Premier League me West Ham. Ne kete moment nuk mendohet se ai mund te shkoje diku ne Serie A, keshtu qe as per te nuk ka asnje nxitim duke pare qe merkato ne Spanje mbyllet shume vone. 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.