Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

753 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

MERKATO – Ja cmimi qe ka fiksuar Interi per Joao Mario: ata qe e duan, duhet te paguajne…

MERKATO – Ja cmimi qe ka fiksuar Interi per Joao Mario: ata qe e duan, duhet te paguajne…
Inter Club Staff

Mungojne edhe disa jave deri sa merkato e dimrit te hapet zyrtarisht, por me sa duket uljet per kete merkato kane filluar. 

Edhe ne futboll mund te flasim per black friday kur behet fjale per merkaton dhe zhvleresimet e kartonave te lojtareve si pasoje e paraqitjeve te tyre.

Per kete ka shkruar sot Gazzetta dello Sport e cila ka hyre ne detaje edhe ne skuadren zikalter.

Ja cfare shkruan e perditshmja italiane ne faqet e saj: 

“Interi po sheh verdalle. Zikalterit do te shisnin menjehere Joao Mario nese vjen nje oferte.”

“Sa? Interi ka vendosur edhe cmimin qe deshiron per shitjen e tij: 25 milione euro.”

“Kush vjen me nje oferte te tille mund ta beje per vete lojtarin. Ndersa Gabigol do te largohet ne huazim per tu vleresuar edhe ne Europe pas eksperiences tek Santosi ne Brazil.”

Nderkohe, meqe jemi tek merkato zikalter, duket se ka shume levizje edhe ne shtepine e Barcelones ku tre lojtare qe jane ne shitje tek ata kane qene shume afer Interit ne vere: behet fjale per Rafinha, Vidal dhe Malcom.

“Interi, Milani por edhe Juve po i shikojne situatat e tyre me shume kuriozitet. Rastin me te vecante e perben ish-trekuartisti i Interit: nje vit me pare erdhi ne Milano ne huazim me te drejte blerje per 38 milione, por sot do te sherbenin me pak.”

“Po per Vidal cfare te themi? Pasi u largua nga Bundesliga per te pare driten ne La Liga dhe ku nuk po gjen hapsira ne Itali do te rikthehej me nje kembe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.