Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,097 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

MERKATO – Ja kushti qe Dzako i ka vene Interit per tu transferuar ne Milano

MERKATO – Ja kushti qe Dzako i ka vene Interit per tu transferuar ne Milano
Inter Club Staff

Emri i tij ne ambjentet zikalter ka dite qe po qarkullon tashme sepse kane qene te shumte zerat qe e lidhin ate me nje transferim te mundshem tek Interi. 

Po flasim per Edin Dzeko, boshnjakun e Romes qe eshte shume afer largimit nga skuadra aktuale e tij ku nuk shikon me asnje arsye per te qendruar.

Sipas asaj qe shkruan ne numrin e saj te perditshem Corriere dello Sport, Edin Dzeko i ka vene Interit nje kusht jo te vogel per tu transferuar ne Milano.

Kushti i boshnjakut eshte teresisht ekonomik duke qene se ai kerkon qe Interi ti ofroje nje kontrate tre vjecare me nje rroge rreth 6 milione euro ne sezon.

Kjo eshte deshira e tij qe sapo ka mbushur 33 vjec dhe ne kete moment deshiron te qendroje ne Itali edhe per te pakten 3 sezone te tjera.

Ja cfare shkruan Corriere dello Sport: “Boshnjaku tek Roma ka nje rroge rreth 6 milion euro bashke me bonuse dhe ka nje kontrate qe skadon vitin e ardhshem, ne 2020.”

“Eshte nje luks qe Roma nuk mund t’ja leoje me vetes, sidomos per aq kohe sa rendimenti i tij nuk e justifikon sakrificen ekonomike qe eshte bere.”

“Interi ka bere nje sondazh fillestar dhe eksplorativ per te kuptuar sa mundesi ka per ta blere ne Milano por ka marre vesh qe Roma kerkon diku tek 30 milione euro per te.”

“Dzeko nje vit me pare ka refuzuar Chelsean dhe do te pranonte Interin vetem nese kushti i tij do te respektohej. Gjithesesi eshte e veshtire qe Interi ti ofroje nje rroge te tille dhe nje kontrate tre vjecare nje futbollisti 33 vjecar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.