Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

343 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

MERKATO – Ja si do te tentoje Interi te financohet ne merkaton e ardhshme gjate krizes globale

MERKATO – Ja si do te tentoje Interi te financohet ne merkaton e ardhshme gjate krizes globale
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport foli per nje plan merkatoje te Interit qe shkonte diku tek 130 milione euro, por nga do i gjejne zikalterit keto para? 

Shumica prej tyre mendohet se do te vijne nga huazimet e lojtareve qe Interi shpreson dhe enderron te mos i shohe me te kthehen prapa.

Mauro Icardi, Ivan Perisic e Radja Nainggolan, por edhe Valentino Lazaro dhe Joao Mario.

Per sa i perket Mauro Icardit, shume do te varet edhe nga e ardhmja e tranjerit Tuchel: me gjermanin e larguar, argjentinasi mund te qendroje edhe pse shanset jane shume te pakta duke pare qe ka shume media ne france qe flasin se ai e ka zgjidhur qe tani kontraten me Paris Saint Germain.

Nderkohe, nga Bayern vijne sinjale pozitive per blerjen e Ivan Perisic (25 milione euro potenciale per Interin nga ai).

Per sa i perket Nainggolan, 25 milionet qe kerkon Zhang per lojtarin mund te perdoren per parate qe Interi duhet ti paguaje Cagliarit per Barella. Por nese Cagliari nuk do te arrije ta mbaje dot Nainggolan per shkak te rroges se tij teper te majme, atehere do te kete pista nga jashte italise per belgun.

Para te freskta pret Marotta edhe nga Lokomotiv Moska per Joao Mario (18 milione euro) dhe nga Newcastle per Lazaro (23-24 milione).

Me shume, mos te harrojme edhe Godin: nje largim i tiji mund te beje qe Interi te kurseje 20 milione euro duke pare rrogen prej 5 milione euro deri ne 2022.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.