Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

851 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Merkato, ja te gjithe operacionet e mbyllura dje deri ne 20:00: Karamoh protagonist absolut sepse…

Merkato, ja te gjithe operacionet e mbyllura dje deri ne 20:00: Karamoh protagonist absolut sepse…
Inter Club Staff

Me raste i pakapshem, por me nje pause. Yann Karamoh e ka kaluar diten e fundit te transferimeve pikerisht si ne fushe. 

Ka qene pikerisht francezi protagonisti i madh ne shtepine zikalter sepse ka qene shume afer shitjes por me pas ka deshtuar gjithcka: dukej se Parma e kishte blere lojtarin dhe e kishte bere te sajin dhe drejtuesit zikalter kishin dhene dakortesine e tyre por ish-lojtari i Caen i ka mbyllur porten ne fytyre Emilianeve.

Qendroj tek Interi dhe luaj nje vend me shoket e skuadres ka thene ai pas vendimit. Asnje huazim keshtu dhe ne fund na prevaluar deshira e lojtarit, pikerisht ashtu si nuk ndodhi per Luka Modric.

Nje telenovele e zgjatur dy jave por qe perfundoi vetem dje dhe me shume mundesi edhe me pasoja ligjore. Keshtu, Yan zgjodhi te qendroje tek Interi edhe per faktin se eshte afeksionuar shume me klubin, tifozet dhe shoket e skaudres.

Por kush kane qene operacionet e Interit diten e djeshme?

Ne dalje Interi ka shitur Xian Emmers, duke pranuar idene per te mbajtur vetem 5 mesfushore ne te njejtin rol ne skuader. Ky eshte nje rrezik, por ka nje vije logjike: me mire qe belgu te luaje me vazhdimesi ne Serie B (tek Cremonese) se sa te limitohet vetem me stervitjet ne Suning Training Centre.

Por pervec Xian Emmers, nga Interi eshte larguar edhe Matteo Rover i cili eshte rikthyer shume afer shtepise se tij, ne Vicenza. Lojtari eshte shitur ne formen e huazimit Interi.

Image result for rover metteo inter

Pervec Rover, nje lojtar tjeter i Primaveres zikalter eshte shitur ne huazim tek skuadra e Brescias. Behet fjale per Muhamet Belkheir qe eshte larguar gjithashtu ne huazim me shpresen se do te gjeje minutat e duhura per rritjen e tij futbollistike.

Image result for Muhamet Belkheir inter

Nderkohe, ne minutat e fundit eshte zyrtarizuar edhe shitja ne huazim te thjeshte e Andrea Pinamontit tek Frosinone. Ky ishte nje operacion i vendosur ne minutat e fundit dhe shume delikat sepse nga ora 20:00 dje nuk mund te blihet dhe as nuk mund te huazohet me askush ne Serie A.

Tani do te kete merkato vetem per lojtaret pa kontrate. Por nderkohe kujtojme qe shitjet mund te behen ende duke qene se La Liga, Bundesliga dhe Ligue 1 jane ende te hapura per merkato deri ne 31 gusht.

E nje detaj i rendesishem vjen nga mediat qe prej dites se djeshme: Joao Mario mund te perfundoje tek Rubin Kazan.

Keshtu, dje eshte mbyllur nje merkato shume e madhe per Interin e Spallettit qe pertej endrres Modric, ka arritur te realizoje te gjithe objektivat e merkatos qe ka caktuar Spalletti: sulmi i permuresuar, mbrojtja e blinduar dhe mesfusha plot me zgjidhje.

I vetmi dyshim mbetet tek mesfusha, por Spalletti i ka numrat e duhura per te mos e lene te zbuluar kete repart.

Tani topi i ka kaluar fushes: neser Interi do te shkoje ne Reggio Emilia ku do te perballet me Sassuolon.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.