Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

886 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Merkato, kjo eshte java me decizive per te ardhmen e Rafinha: Nese Interi e deshiron, duhet qe te…

Merkato, kjo eshte java me decizive per te ardhmen e Rafinha: Nese Interi e deshiron, duhet qe te…
Inter Club Staff

Merkato e Interit neper media rrotullohet nga rrotullohet dhe perfundon pikerisht tek i njejti emer. 

Behet fjale per njeriun qe ne vetem disa muaj hyri ne zemrat e te gjithe tifozeve te Interit: Rafinha Alcantara, lojtari i ardhur ne huazim nga Barcelona ne janar mes 1001 polemikave per gjendjen e tij fizike por qe doli nje zbulim i vertete i Interit.

Fatkeqisht cmimi i larte i te drejtes se blerjes dhe FPF nuk i dhane mundesine Interit te blinin lojtarin por sipas mediave ne Itali dhen e Spanje, ka ende nje shprese te vogel qe Rafinha te vishet zikalter nga ketu deri ne fund te merkatos ne Itali.

Pas largimeve te Aleix Vidal, Yerry Mina dhe Andre Gomes, mbetet edhe nje emer qe eshte ne listen e shitjeve te Barcelones: Rafinha Alcantara.

Pavarsisht fazes verore shume te mire per te dhe besimit te Ernesto Valverde te fituar ne fushe, sipas asaj qe tregon Mundo Deportivo, oferta me e rendesishme per Rafinhan deri me tani eshte ajo e Interit ku ai ka luajtur per pese muaj sezonin e shkuar.

Interi ka tentuar gjithmone qe ta riktheje Rafinhan, pavarsisht se ka qene e interesuar per Luka Modric gjate ketyre javeve.

Ne maj Interi nuk kishte resurset e duhura per ta blere nga Barcelona per shifren e kerkuar por tani sipas te perditshmes spanjolle klubi zikalter mund te perdore parate per Modric ne rast se tratativa per kete te fundit do te deshtoje.

Keshtu, kjo eshte java decizive per Interin dhe per Rafinhan: ne daten 17 mbyllet merkato ne Itali e nese Interi do te doje vertete Rafinhan duhet te nxitoje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.