Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

544 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Merkato, La Gazzetta dello Sport jep lajmin: “Me ne fund arrihet marreveshja ndermjet Interit dhe Verones per kartonin e Eddy Salcedo.”

Merkato, La Gazzetta dello Sport jep lajmin: “Me ne fund arrihet marreveshja ndermjet Interit dhe Verones per kartonin e Eddy Salcedo.”
Inter Club Staff

Atalanta fitoi diten e djeshme ndaj Bolognas, por nje ndeshje me pare, ne ndeshjen Atalanta-Verona, ai qe ka rene shume ne sy ka qene nje talent i ri ne pronesi te Interit: Eddie Salcedo.

“I pari, deri me tani, dhe i vetmi, gol ne kampionat, e kishte shenuar ne nentorin e kaluar me Veronen.”

“Qe atehere, kane filluar operacionet diplomatike te Hellas Verona me Interin per te zgjatur huazimin e tij edhe me nje sezon tjeter.”

“Por demtimi i pesuar ne dhjetor e mbajti te ndalur lojtarin deri ne ndalesen e kampionatit dhe ai tashme eshte rikthyer te jete ai qe kishin besim te gjithe.”

“Ta shihje titullar ndaj atalantes tregon se kjo tratative eshte rifreskuar gjithashtu. Verona ka shume deshire qe ta mbaje lojtarin.”

“Nje tregues eshte edhe fakti se ai deri me tani ka luajtur 13 ndeshje dhe nese do te luaje edhe ndeshjet e mbetura ai do te arrije te 17 ndeshje.”

“Dicka me pak se gjysma e kampionatit. Aspak keq per nje debutues, ne vitin e tij te pare mes te medhenjve ne Serie A.”

“Por e sigurt qe do te kishte luajtur me shume nese nuk do te kishte pesuar ate demtim. Te gjithe e dine kete.”

“Interi me Veronen kishte gjetur nje dakordesi maksimale per zgjatjen e kontrates se lojtarit sepse e di qe kjo gje eshte per te miren e te gjitheve.”

“Interi perfiton sepse lojtari luan, lojtari perfiton sepse rritet te nje skuader e mire si Verona dhe Verona perfiton sepse ka ne skuader nje lojtar mjaft te talentuar.”

“Aty eshte nje tranjer si Ivan Juric qe ka besuar shume tek ai dhe qe punon shume me te rinjte. Kete e ka treguar edhe ky kampionat.”

“Por lajmi i mire ne kete mes eshte se marreveshja per qendrimin e Salcedo edhe nje sezon tjeter te Verona eshte arritur dhe mungon zyrtarizimi. Ky eshte nje lajm i mire per te gjithe.”

“E ku i dihet, mbase ky operacion eshte vetem i pari ndermjet dy klubeve qe jane ne diskutime edhe per ceshtje te tjera merkatoje.”

“Ceshtjet jane te shumta: fillojne qe me huazimin e lojtarit tjeter te Interit, Federico Dimarco te Verrona ku po luan jo pak.”

“Por edhe me ceshtje te tjera te rendesishme si Marash Kumbulla, nje lojtar qe i pelqen tmerresisht shume Marottes dhe Interit.”

“Deri pak dite me pare dukej Lazio me afer lojtarit, por Interi eshte rikthyer fuqishem ne gare per te sipas mediave vendase italiane.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.