Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

278 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

MERKATO – Liverpool ka filluar kontaktet e para me Interin per Brozovic por Marotta eshte pergjigjur ne menyre te prere

MERKATO – Liverpool ka filluar kontaktet e para me Interin per Brozovic por Marotta eshte pergjigjur ne menyre te prere
Inter Club Staff

Inter kete vere pritet qe te pesoje nje tronditje te vertete nga merkato sepse duket se lojtaret me te mire te saj jane ne qender te merkatos se shume skuadrave te rendesishme te merkatos. 

Tashme cdo dite ka lajme per sa i perket te ardhmes se Lautaro Martinez dhe interesit te Barcelones, por ai nuk eshte i vetmi.

Edhe Milan Skriniar ka nje mal me skuadra qe e kerkojne, edhe pse deri me tani nuk ka dicka konkrete.

Por duket se zikalterit kane frike per nje lojtar tjeter, edhe ai me nje klauzole ne kontraten e tij si Lautaro Martinez, por me te ulet si vlere se argjentinasi.

Po flasim per kroatin Marcelo Brozovic i cili ka nje klauzole prej 60 milione eurosh por ne krahasim me Lautaron, ai per Interin dhe lojen e Contes shihet si me shume thelbesor sepse eshte ingranazhi kryesor qe ben te xhiroje ekipin.

Interi nuk deshiron te privohet por Liverpool, sipas mediave ne Angli (The Sun ne vecanti), ka filluar kontaktet e para me Interin.

Zikalterit ja kane mbyllur deren te derguarve te Klopp, por e dine shume mire qe nese ata vendosin te paguajne 60 milione eurot e klauzoles, gjithcka kalon ne dore te Brozovic dhe ai mund te largohet direkt sepse Interi ne kete pike nuk mund te beje dot asgje.

Keshtu, pasi Marotta i ka thene jo menjehere Liverpool dhe cdo diskutimi per lojtarin, ka filluar kontaktet me agjentin per zgjatjen e kontrates por edhe per heqjen e klauzoles.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.