Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

1,669 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

MERKATO – Ne Spanje jane te sigurt: “Interi i ka ofruar Realit ne kembim Icardin per nje lojtar! Nuk eshte Modric, por nje tjeter.”

MERKATO – Ne Spanje jane te sigurt: “Interi i ka ofruar Realit ne kembim Icardin per nje lojtar! Nuk eshte Modric, por nje tjeter.”
Inter Club Staff

Nuk ndalen lajmet rreth te ardhmes se Mauro Icardit dhe ceshtjes se krijuar tek Interi dhe qe mban firmen e tij. 

Ish-kapiteni i Interit nuk ka qene ne listen e te grumbulluarve te Interit diten e djeshme kunder Lazios d he pas ndeshjes Luciano Spalletti i ka hedhur benzine zjarrit.

Ja pse eshte rikthyer nje teme e nxehte emri i Icardit ne mediat nderkombetare per nje te ardhme larg Milanos ne vere.

Me sa duket, ne gjurmet e Icardit mbetet Real Madrid dhe sipas Don Balon ne Spanje “Interi duket se eshte shtyre nga ky tension ne skuader dhe po i ofron Icardin ofertuesit me te mire dhe ne kete liste eshte edhe skuadra e Real Madrid.”

Klubi spanjoll eshte gati qe te ofroje nje nga lojtaret e saj te medhenj per Icardin (lojtar qe eshte kerkuar nga Interi), por qe nuk eshte Luka Modric i cili ka qene shume i kerkuar nga Interi ne vere.

Sipas Don Balon: “Real Madrid do te mendoje nje shkembim koke me koke me Karim Benzema pavarsisht se vleresimi i tij eshte me i ulet se 110 milionat e klauzoles se Mauro Icardit.”

“Duke konsideruar qe tensioni me Wanda Naren dhe lojtarin eshte absolut, Interi eshte e gatshme te heqi dore nga parate dhe vetem ta mbylle kete ceshtje. Zikalterit do e shisnin ate edhe per shume pak nga klauzola e vendosur.”

“Por fjala e fundit i takon Zidane – e mbyll shkrimin e saj Don Balon -. Duhet kuptuar se sa Zidane do te hiqte dore nga nxenesi i tij Benzema per Icardin i cili mund te kete edhe probleme me skuadren ne Madrid duke pare historikun e tij te problemeve ne te kaluaren.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.