Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,828 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Merkato, neser fillon gjithcka. Sot takohen Branca me Ausilion. Dhe per Juan Mata…

Merkato, neser fillon gjithcka. Sot takohen Branca me Ausilion. Dhe per Juan Mata…
Xhorxh Gellci

Me ne fund. Neser eshte data 3 janar dhe hapet zyrtarisht merkatoja dimerore. Transferimet e lojtareve do te jene te mundura deri ne oren 23:00 te 31 janar 2014. Lojtaret ne skadence kontrate ne 30 janar 2014 do te jene te lire te bejne marreveshje me skuadrat e tjera pas 1 shkurtit.

Ndersa sot ne Appiano Gentile do te takohen Branca dhe Ausilio, dy drejtuesit e merkatos te Interit, qe ne ditet e fundit kane qene jashte Milanos per pushime dhe per bisedime merkatoje. Te dy drejtuesit do te flasin me Walter Mazzarrin mbi levizjet e mundshme. Ausilio, ne ditet e fundit, ka qene ne Angli per te pare disa ndeshje dhe per te shqyrtuar disa pista merkatoje te mundshme.

Nderkohe, duke pare edhe ceshtjen Guarin-Chelsea, emri numer 1 i lidhur me Interin eshte spanjolli Juan Mata. Nuk ka kaluar pa vemendje zevendesimi qe Mourinho beri ne minuten e 11 te pjeses te dyte te Southampton-Chelsea, si dhe deklaratat e tij ne fund te ndeshjes te djeshme: “Nuk dua ta shes Mata-n, por portat e mia dhe te klubit jane gjithmone te hapura. Duket se largimi i Mata nga Stamford Bridge eshte i afert dhe Interi eshte nje hipoteze e mundshme. Raportet mes dy klubeve jane shume te mira, duke pare edhe kalimin e Wallace tek Inter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags