Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

1,838 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Merkato, obiektivat e qartë. Ka optimizëm për Yaya Toure dhe arrin oferta e parë për Dybalan: 30 milion dhe…

Merkato, obiektivat e qartë. Ka optimizëm për Yaya Toure dhe arrin oferta e parë për Dybalan: 30 milion dhe…
Rinor Sopaj

Sqarohet horizonti për merkaton zikaltër dhe tashmë bëhen të ditur obiektivat e klubit të Thohir në prag të afatit kalimtar të verës. Presidenti ka për qëllim që ta kthej Interin në majë të futbollit dhe në krye të listës së të preferuarëve janë Yaya Toure dhe Paulo Dybala.

SHPRESA VDES E FUNDIT – “Deri sa të ketë shpresë për t’i kapur këta dy obiektiva të cilët për momentin janë primarë për ta riforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm, nuk do të ketë shpenzime për operacione të tjera – thuhet në edicionin e sotëm të Tuttosport-. Por në fillim duhet të shiten disa lojtarë: për këtë drejtori sportiv Ausilio ka takuar nga Evropa disa agjentë të rëndësishëm të Fifas”. Shumë shpejt, do të bëhet gjithcka që është e mundur për ta lënë të kënaqur Roberto Mancinin në prag të afatit kalimtar të verës, kështu, përpjekjet për t’i sjellë në shtëpi dy emrat e parë në “listën me peshë të madhë” tashmë kanë filluar.

OPTIMIZMI TOURE – E përditshmja torineze shpjegon: “Dje ka pasur kontakte me agjentin e Yaya Toure, ku zikaltërit i kanë propozuar një kontratë katër vjecare plus bonuse. Interi, në dritën e ndodhive në Machester (ku po punohet për një revolucion të përgjithshëm në mënyrë që të filloj një cikël i ri me shumë mundësi në krye me Carlo Ancelottin si trajner), është gjithmonë e më i bindur se mund ta sjellë ivorianin në Milano. Nuk është akoma momenti i duhur për sulm ndaj “Qytetarëve”, për këtë sulm do të kujdeset personalisht Roberto Mancini, i cili ka raporte shumë të mira me klubin”.

OFERTA PËR DYBALA – Për repartin e sulmit, zikaltërit po bëjnë hapa konkret për argjentinasin e Palermos. Tani ka ardhur momenti i parë serioz. “Ofertë prej 30 milionësh duke i përfshirë edhe Puscas dhe Bardi”, thotë Tuttosport. Konkurrenca qëndron e madhe: Juventus i pari, pastaj Napoli, më përpara se të tjerat: se ato angleze dhe PSG. Merkato tashmë është bërë i gjallë. Bëjeni lojën tuaj.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.