Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,282 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Merkato, per Brozovic dhe Interin nje oferte e cmendur: ja shifrat! Por klubi zikalter…

Merkato, per Brozovic dhe Interin nje oferte e cmendur: ja shifrat! Por klubi zikalter…
Bujar Berishaj

Nje oferte shume e madhe per Brozovic po vjen nga Kina.

Kjo eshte ajo qe shkruan gazeta italiane Il Giornale qe thote se nje klub kinez eshte duke pregaditur nje oferte shume te pasur per mesfushorin kroat te Interit.

Brozovic kete sezon ka rilindur me Spallettin dhe Interi nuk deshiron ta shes edhe pse zerat e merkatos flasin per nje oferte te madhe nga Kina qe deshiron te marr mesfushorin e Interit. Dhe kjo eshte shume e madhe.

50 milione euro per kartonin e tij (aq sa vlera e kaluzoles) dhe 15 milione euro neto ne sezon per lojtarin. Nje oferte e jashtezakonshme dhe e veshtire per t’u refuzuar por duket se shitja e tij nuk eshte ne planet e Interit.

Te pakten keshtu mund te kuptohet nga fjalet e drejtorit sportiv Piero Ausilio mbreme qe kur u pyet per te dy kroatet, Perisic dhe Brozovic u pergjigj se ata do te qendrojne te Interi per te luajtur ne Champions League ne sezonin e ardhshem.

Ne nderkohe edhe vet agjenti i lojtarit kohe me pare ka bere te ditur se ka disa klube te interesuara per lojtarin por nuk ka permendur emra.

Gjithmone sipas agjentit te Brozovic, mendja e mesfushorit kroat eshte vetem te Interi dhe edhe ai, si Ausilio, deshiron te luaj ne Champions League me Interin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.