Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

374 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Merkato, Racing ben tifozllik per shitjen e Lautaros: ja shifra e cmendur qe do te fitonin ata nese ndodh

Merkato, Racing ben tifozllik per shitjen e Lautaros: ja shifra e cmendur qe do te fitonin ata nese ndodh
Inter Club Staff

Tashme pothuajse kane bere xhiron e botes zerat insistues qe e shikojne Lautaro Martinez me nje te ardhme tek Barcelona. 

Kane mberritur deri ne Argjentine, ku kane filluar qe te bejne edhe llogarite e Racing de Avelleneda, skuader ku El Toro ka luajtur perpara se te vinte tek Interi.

Por ashtu si tregojne ne vendlindjen e Toros, ish-klubi i tij ka bere nje levizje fenomenale kur e shiti lojtarin tek Interi.

Ata hoqen dore nga disa milione euro nga zikalterit per te futur ne kontrate nje klauzole ku ata te kishin nje % te perfitimit te Interit ne rast shitje te lojtarit ne te ardhmen.

Keshtu, skuadra nga Avallaneda ka mbajtur 10% te shitjes se kartonit te Lautarp Martinez.

Por edhe pse po flitet shume per shkembime, nuk ka asnje problem per ta sepse shkembimet e kane nje vlere dhe ne baze te vleres do te perfitoje edhe klubi i Racing.

Per shembull, le te thjeshtojme cdo gje: Nese Barcelona do te ofronte 70 milione euro plus kartonin e Arturo Vidal i cili do te vleresohej me nje shifer te cmendur (sa per shembull) 40 milione euro, shuma totale do te ishte 110 milione euro.

Racing keshtu ne kete menyre do te merte 10% te shumes se operacionit. Pra, 10% minus shumen e blerjes se Lautaros nga Interi qe ka qene 14 milione euro.

Pra, 110 milione – 14 milione euro, mbeten 96 milione euro. Nga keto 96, 10%, pra 9,6 milione euro i takojne menjehere klubit te Racing.

Prandaj e gjithe Argjentina po ben tifo per kete zgjidhje: keto para do te ishin nje frymemarrje me shume per klubin dhe kampionatin argjentinas.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.