Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

413 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Renzi i shtang te gjithe: “Chiesa do te transferohet tek Interi ne vere. Jam i sigurt. E kam marre vesh nga burimet e mia.”

Renzi i shtang te gjithe: “Chiesa do te transferohet tek Interi ne vere. Jam i sigurt. E kam marre vesh nga burimet e mia.”
Inter Club Staff

Federico Chiesa tashme dihet nga te gjithe se eshte nje nga objektivat e merkatos se Interit sezonin e ardhshem. 

Ai kerkohet prej kohesh nga Interi dhe shihet me nje sy te vecante nga tranjeri Conte qe shkon tek italiani njeriun perfekt per krahun e djathte.

Por diten e sotme, per te qene te sakte, vetem disa minuta me pare, per nje ardhje te lojtarit tek Interi ka folur me nje siguri te madhe nje nga tifozet me te medhenj te Fiorentines, Matteo Renzi qe shume nga ju e njohin tashme sepse eshte nje personazh shume aktiv i politikes italiane dhe ish-kryeminister i Italise vetem 1 vit me pare.

Ai gjithashtu per disa vite ka qene kryebashkiak i Firenzes dhe dihen shume mire lidhjet qe ai ka me drejtuesit dhe pronaret e Fiorentines.

Keshtu, ish-kryeministri ka qene protagonist ne nje live ne Instagram me drejtorin e TG La7 Enrico Mentana dhe ka folur me tone te sigurta per kalimin e Chiesas tek Interi.

“Lexoj nje koment mbi Chiesan. Por une e di me siguri ku do te shkoje. Do te transferohet tek Interi, do te luaje atje. Nga informacionet e mia do te luaje tek Interi.”

Kjo eshte ajo qe ka zbuluar Renzi duke komentuar nje mesazh te nje lexuesi, ashtu si tregon ne keto momente media italiane.

Chiesa nderkohe nuk eshte i vetmi lojtar i Fiorentines qe ka perfunduar ne shenjestren e Beppe Marottas. Edhe Castrovilli eshte nje emer shume i nxehte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.