Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 26, 2020

Scroll to top

Top

748 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Merkato, situata e emrave te nxehte: Baselli, Ayew dhe Rolando

Merkato, situata e emrave te nxehte: Baselli, Ayew dhe Rolando
Bujar Berishaj

Me nje vend te trete per tu arritur, edhe para klasifikimit, Piero Ausilio nuk e harron merkaton, qe, kush e di, mund te sjell disa surpriza ne merkaton e dimrit.

Synimet e shoqerise, me ok e Mazzarrit dhe Thohir, mbulojne dy pozicione te definuara ne menyre te qarte, qe per momentin kane nevoje per fytyra te reja: nje regjister ne mesfushe dhe nje sulmues, duke marr parasysh edhe faktin qe Osvaldo eshte lenduar ne kombetare. Pa harruar nje qender mbrojtes qe mezi po pret nje ”rikthim”. Situata:

DANIELE BASELLI (viti i lindjes ’92, ATALANTA) – Pelqehet prej kohesh, por jo vetem nga Inter, dhe mund te jete momenti i duhur duke pare qe ne Bergamo, tekniku Colantuano preferon veteranin Cigarini. Ne Milano do te vinte per te mbuluar rolin e regjistrit, por fillimisht duhet te kalohet konkurrenca e Milan dhe Juventus, dhe te kerkohet te ulen kerkesat e Percassi, qe per talentin italian kerkon rreth 8 milione euro.

ANDRE AYEW (viti i lindjes ’89, OLYMPIQUE MARSEILLE) – Emer qe daton dhe eshte prezent ne radarin e Inter prej disa sezonesh, gjithashtu xhelat i Interit te Ranierit ne Champions. Kontrata i skadon ne vere dhe agjenti i tij Pastorello po vlereson pista te ndryshme italiane, dhe tashme e ka propozuar tek Inter, dhe tek Napoli.

ROLANDO (viti i lindjes ’85, PORTO) – Luzitani nuk pret gje tjeter pervec nje thirrje nga Appiano Gentile. I ndare ne shtepine e Portos, ish-lojtari i Napolit ka nje kontrate deri me 2015 dhe ka refuzuar oferta interesante nga Anglia dhe Turqia, ne pritje te ofertes se zikalterve, qe tani per tani nuk ka ardhur ende. Por ne janar gjithcka mund te ndryshoj.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.