Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,280 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

MERKATO – Tottenham kontakton Interin per Perisic: ja detajet! Oferta e anglezeve…

MERKATO – Tottenham kontakton Interin per Perisic: ja detajet! Oferta e anglezeve…
Inter Club Staff

Me tu arkivuar suksesi ne Serie A fale fitores qe i siguroi Interit Champions ndaj Lazios te dielen, tani ka ardhur koha e merkatos ne shtepine zikalter. 

Zerat kane filluar te shtohen per cdo lojtar pothuajse ne shtepine zikalter dhe natyrisht disa nga keto zera kane te bejne me shitjen e mundshme te disa lojtareve zikalter.

Tre lojtare jane ata qe ne leter mund te sillnin me shume perfitim ne rast shitje per zikalterit.

Njeri prej tyre ka qene kryefjala e veres se kaluar, po flasim per Ivan Perisic.

Kroati ka bere nje sezon te mire dhe tani do te jete ne Rusi per te luajtur me kombetaren e tij Boterorin.

Ai vazhdon ta mbaje mbi shpine emertimin si “TOP PLAYER” i Interit, por kete titull ja jep edhe interesi i skuadrave te medha si United.

Vetem nje vit me pare, ai ishte deshira kryesore e Manchester United dhe Mourinhos, por deshira e Interit per te mos e shitur ate ndali cdo tratative.

Por kjo tantative e United duket se nuk eshte e fundit e nje skuadre angleze: kesaj radhe nuk jane bere perpara per te Red Devils, por Tottenham, skuader qe do te luaje sezonin tjeter ne Champions League.

Sipas asaj qe tregon FcInterNews.it, Spurs po kerkojne nje sulmues krahu dhe po vleresojne pikerisht Perisic.

Per kete gje, ata kane filluar kontaktet e para me agjentin e lojtarit, Fali Ramadani, i cili e ka marre kete interesim te Tottenham dhe ja ka paraqitur Interit.

Ish-lojtari i Wolfsburg nuk eshte ne merkato dhe Interi nuk ka deshire te shese. Por nese oferta e Tottenham do te jete e majme, Interi mund te ndryshoje mendim.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.