Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,126 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

MERKATO – Tottenham rikthehet fuqishem ne sulm per Perisic: ja kerkesa e Interit dhe oferta e tyre

MERKATO – Tottenham rikthehet fuqishem ne sulm per Perisic: ja kerkesa e Interit dhe oferta e tyre
Inter Club Staff

Do te jete nje vere e gjate ajo e ardhshmja per Interin dhe plot me lajme merkatoje ne hyrje por edhe ne dalje. 

Me sa duket, sipas asaj qe thuhet dje dhe sot ne Itali, eshte rikthyer fuqishem presingu i Tottenham dhe i Premier League per kroatin e Interit, Ivan Perisic.

Sipas lajmeve te fundit te sjella nga Tuttomercatoweb.com, ne fakt, kroati ka perfunduar ne shenjestren e Tottenham qe nuk eshte ndalur asnje moment se ndjekuri ate.

Ne prag te veres, kerkesa e Interit per kartonin e tij eshte 35 milione euro, dhjete me shume se se shuma qe deshirojne te ofrojne anglezet te cilet po mendojne per 25 milione euro.

Kaq mendohet se ka vene Spurs si limit shpenzimi per kroatin. Por do te diskutohet gjate ndermjet klubeve sepse deshira e lojtarit per tu transferuar ne Premier League eshte shume e forte dhe mund te arrihet tek nje marreveshje e perbashket ne mes te rruges e gjithcka mund te kryhet per 30 milione euro.

Por ne fund te merkatos se veres, nese sulmet nuk do te konkretizohen me oferta konkrete (ashtu si ndodhi edhe ne merkaton dimerore), Perisic mund edhe te qendroje tek Interi.

Sipas Tuttomercatoweb.com gjithmone, gjithcka do te varej edhe nga e ardhmja e Mauro Icardit me te cilin ai sic dihet tashme nuk ka raporte te mira.

Nese argjentinasi do te largohet nga Interi, Perisic mund te qendroje duke mos e pranuar largimin sepse keshtu do te ndihej nje lider ne ambjentin zikalter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.