Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

796 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Merkato, tratative e avancuar me Genoa per Pinamonti. Biabiany kerkohet nga…

Merkato, tratative e avancuar me Genoa per Pinamonti. Biabiany kerkohet nga…
Bujar Berishaj

Piero Ausilio dhe bashkpunetoret e tij jane shume aktiv ne kete merkato, por jo vetem ne hyrje.

Sepse zikalterit po punojne edhe ne dalje duke kerkuar qe te sistemohen disa nga te rinjte por edhe te shiten lojtaret qe jane jashte projektit te Interit.

Sic raporton sajti i Corriere dello Sport, mungon shume pak per kalimin e Andrea Pinamonti te Genoa. Sulmuesi i ri pritet te behet nje lojtar i ri kuqeblu dhe ne sezonin e fundit ka qene nen hijen e Mauro Icardit.

Tani ai duket se eshte vetem nje hap larg Genoas, me drejtorin sportiv te ketyre te fundit qe mbreme konfirmoj interesimin per lojtarin duke thene se dicka me shume mund te behet ne javen qe po vjen.

Dhe nese Pinamonti eshte nje prej te rinjeve per t’u sakrifikuar per bilancin atehere Jonathan Biabiany eshte nje lojtar qe eshte jashte projektit zikalter dhe qe do te largohet gjate veres por qe mund te mbetet serish ne Itali te nje ekip tjeter i Serie A.

Ai eshte ne kerkim te nje destinacioni te ri dhe sic raporton Sport Mediaset, sulmuesi qe kete sezon te fundit ishte i huazuar ne Ceki te Sparta Praga po kerkohet nga Bologna qe udhehiqet nga Filippo Inzaghi.

Kjo jave qe po vjen do te jete shume e rendesishme per zyrtarizimin e shitjeve por e rendesishme edhe ne hyrje, me Malcom si emrin e pare.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.