Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

820 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

DS – Tre emra per mesfushen nese largohet Joao Mario: njeri prej tyre mund te vije qe ne janar

DS – Tre emra per mesfushen nese largohet Joao Mario: njeri prej tyre mund te vije qe ne janar
Inter Club Staff

Te papriturat ne shtepine e Interit mund te jene shume ne merkato qe ne muajin janar e ndoshta nuk do te jete nevoja per te pritur qershorin ku me te vertete pritet nje Inter mjaft aktiv ne merkaton Europiane me goditje te rendesishme.

Duket se me ardhjen e Marottes, zikalterit do te jene shume te kujdesshem per merkaton me parameter zero, per merkaton e veres por me shume mundesi, edhe per ate te janarit.

Ish-drejtuesi i Juventusit qe shume shpejt do te zyrtarizohet tek Interi ka folur edhe merkaton e Interit dhe strategjite e sezonit ne takimin e tij ne Kine ditet e fundit ku takoi Steven Zhang me babain e tij, Jindong Zhang.

Por nese do te kete afrime, ne janar mund te kete dhe largime te lojtareve qe mbeten ne Milano ne vere dhe Interi nuk arriti ti shiste dot me cmimin qe kerkonte.

Njeri prej tyre eshte edhe portugezi Joao Mario qe per hir te vertetes ne dy ndeshjet e tij te fundit me Interin ka shkelqyer por mahniti edhe me kombetaren kunder Italise.

Interi pas paraqitjeve eshte bere e pavendosur per te ardhmen e tij, por ne projektin e Spallettit per hir te vertetes vend per te nuk ka dhe shitja eshte shume e mundshme nese ne shtepine zikalter do te trokasin per te blere kartonin e tij.

Nese do te ofrohet sa do te kerkoje Interi, atehere shitja e tij mund te jete thjesht formalitet dhe tek zikalterit nuk do te mendoheshin dy here.

Por shitja e Joao Marios do te thote se Interi do te ishte nje lojtar mangut ne mesfushe dhe do te bente qe zikalterit te nderhynin menjehere ne merkaton e janarit per ta zevendesuar.

Tre jane emrat qe mund te zevendesojne menjehere portugezin dhe qe jane ne listen e Ausilios dhe Marottes:

I pari eshte adoleshenti qe sapo ka debutuar me Italine dhe qe luan ne Serie B, Tonali.

I dyti eshte aq shume i talentuari Barella i cili luan me Cagliarin.

Ndersa i treti eshte Herrera i Portos.

Te tre ata do te ishin ne gare per te ardhur tek Interi ne rast se Joao Mario do te shitej ne dritaren e merkatos se veres.

Kete gje e ka shkruar sot Domenica Sportiva dhe sipas tyre shitja e Joao Marios ne janar nuk eshte aspak nje opsion per tu perjashtuar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.