Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,116 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

MERKATO – Vecino po kerkohet me ngulm nga Tottenham: ja sa milione kerkon Interi per kartonin e tij

MERKATO – Vecino po kerkohet me ngulm nga Tottenham: ja sa milione kerkon Interi per kartonin e tij
Inter Club Staff

Matias Vecino eshte njeriu i golave me te rendesishem ne shtepine zikalter. 

Ne fillim ai ndaj Lazios, pastaj ai ndaj Tottenham e ne fund goli super i rendesishem ne derbi. Por sipas asaj qe thote Tuttosport ne numrin e saj te perditshem sot, mesfushori i Interit mund te largohet.

Uruguajani, apo sic quhet ndryshe “La Garra Charrua” ka perfunduar ne shenjestren e dy klubeve angleze te rendesishme si Chelsea (Sarri e ka pasur tek Empoli ne 2014-2015) dhe mbi te gjitha Tottenham.”

“Ne fakt prej kohesh lojtari i pelqen shume Mauricio Pochettinos qe kishte menduar per te qe ne muajin janar per te zevendesuar Mousa Dembele qe shkoi ne Kine.”

“Situata tani duket se eshte ndryshe me hapjen e stadiumit te ri. Pronari i Spurs, Daniel Levy, duket i predispozuar per te bere disa blerje te rendesishme kete vere ne merkato per te ndihmuar teknikun qe te afrohet akoma me shume me kreun e klasifikimit ku ndodhen bashke Liverpool dhe Manchester City.”

“Per momentin i vetmi detaj qe nuk jane dakort anglezet per Vecinon eshte cmimi qe kerkon Interi: plot 30 milione euro per kartonin e tij.”

“Vecino eshte nje nga lojtaret qe eshte ende ne dyshim tek zikalterit dhe vetem ne fund te sezonit do te vendoset nese ai do te jete nje prej te konfirmuarve apo nese do te nxirret ne merkato. Deri me tani ne ate repart vetem Brozovic duket i sigurt per vendin e tij. Te gjithe te tjeret, duke perfshire edhe Nainggolan, konfirmimin duhet ta fitojne ne fushe.”

“Prandaj nje transferim i Vecinos tek Tottenham nuk do te ishte o cuditshem dhe mund te jete real. Mbase mund te behet mbi bazen e 25-28 milione eurove, gjithmone nese Interi do te vendose ta shese.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.