Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 11, 2019

Scroll to top

Top

2,600 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Merkato vetem ne gazeta, hipotezat nuk bindin. Shpresohet tek Thohir…

Merkato vetem ne gazeta, hipotezat nuk bindin. Shpresohet tek Thohir…
Donald Elmazi

Sa me shume kalojne ditet, me shume buje mediatike ka rreth merkatos se Interit rritet me intensitet. Me afrimin e renies se gongut te fundit te merkatos dimerore, qe do i lejonte klubit zikalter te perforcohej te pakten ne disa role, mediat vazhdojne te nxjerrin nga vazot emrat me te mundur. Ne vecanti, duke pare qe drejtuesit ne tratativen e deshtuar me Juventusin dolen hapur, synimet kane kaluar mbi te gjitha tek sulmi. Tratativa per Vucinic duket e perfunduar, por nuk mund te perjashtohet nje rihapje e diskutimeve nga e hena duke pare deshiren e malazezit per tu veshur zikalter.

Pjesa tjeter eshte thjesht nje ‘tymnaje’ mediatike, me hipoteza qe as vete Shoqeria nuk mund ta besoje dot nese mund t’i arrije duke shpresuar per te gjetur ndonje alternative te duhur per kete repart. Floccari, Osvaldo, Gomis dhe Yilmaz, keto jane opsionet e fundit post-Vucinic te dhena nga organet mediatike. Te gjitha pista komplekse ose pak terheqese, per te thene te verteten. Per sulmuesin e Lazios po mendohet nje shkembim me Belfodil plus nje vlere ekonomike ne favor te Interit, por franko-algjeriani preferon te largohet nga italia dhe bardhekaltri ka kerkesa te tjera per momentin.

Yilmaz eshte nje e re e ardhur nga Turqia, hipoteze e pamundur duke konsideruar vleresimin e Galatasarayt qe eshte mbi 10 milione. Gomis mund te jete nje zgjidhje interesante, por mesa duket pavarsisht disponibilitetit te Lionit per te folur, lojtari deshiron te ndrroje ambjent vetem ne qershor, keshtu qe eshte teper vone per nevojat e Mazzarrit. Ne fund i perhershmi, Pablo Daniel Osvaldo, deshira kryesore e teknikut te San Vincenzos, sapo i perjashtuar nga ekipi i Southampton pas nje zenke me nje shok skuadre. Ta konsiderosh ne merkato nuk eshte ndonje budallallek, por Saints duan te rekupreojne investimin e bere veren e kaluar dhe per me pak se 12 milione nuk jane te gatshem te hyjne ne tratativa. Ndoshta nje borxh me te drejte blerje mund ta zhbllokoje tratativen, qe sot duket shume e komplikuar.

Me pak fjal, 7 dite nga mbyllja e merkatos Mazzarri rrezikon seriozisht qe te vazhdoje t’i mbaje shpresat tek sulmuesit qe tashme ka, qe do te humbase gjithsesi Belfodil edhe pse ka gjetur tek Ruben Botta nje alternative per ish-Parmen. Por nese Milito dhe Icardi nuk do te ofrojne garanci, reparti do te mbetej edhe per pjesen e mbetur te sezonit pergjegjesi e te perhershmit Palacio. Duhet nje kthese decizive, sepse koha sa vjen e kalon dhe shpresa eshte ardhja ne Itali e Thohir, qe ndoshta mund ti jape nje hap tjeter merkatos zikalter. Duke shpresuar qe mos te jete vetem media ajo qe ben merkaton zikalter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.