Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 25, 2020

Scroll to top

Top

1,626 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mes endrrave dhe realitetit: Interi mendon per shitjet, ‘godet’ per Isla dhe pret Eto’o

Mes endrrave dhe realitetit: Interi mendon per shitjet, ‘godet’ per Isla dhe pret Eto’o
Andi Prifti

Erick Thohir po afrohet ne Milano, Eto’o po afrohet me futbollin e rendesishem. Mes endrrave dhe realitetit, merkatoja e Interit po jeton fazen finale duke mbajtur frymen, ne pritje te nje goditje te ashper, qe veshtire se do te vije. Sepse, buxheti ne dispozicion te Branca pas ardhjes se Taider eshte zvogeluar dhe mund te mjaftoje per te marre lojtarin anesor qe i mungon Mazzarrit.

ÇESHTJET ME…PORTO-N – Duke thene se me blerjen e algjerianit Taider mesfusha tani eshte kompletuar, dje ne Milano jane pare dirigjentet e Porto. Zyrtarisht ata kane ardhur per te zgjidhur detajet e fundit per Rolando, por dikush tjeter pretendon se ka degjuar nje bisede te shkurter ne lidhje me Pereira dhe Fernando. Sot ka 0% mundesi qe Pereira te kthehet ne Portugali dhe 0% mundesi qe braziliani te vishet zikalter. Tottenham mbetet e vemendshme mbi Pereira, ndersa Fernando ndiqet dhe nga Monaco.

KOHA E LAMTUMIRAVE – Mazzarri rrotullohet rreth vetes dhe sheh nje mbrojtje ne vendin ku duhet, nje sulm i kompletuar, dhe nje mesfushe mesatare (do forcohet me hyrjen e Mudingayi dhe Obi, perveç se me blerjen e Taider). Çfare mungon? Pavaresisht ndeshjes se mire te Jonathan kunder Cittadella dhe shpresat e pergjigjeve te mira te Wallace, sot per sot nevoja me e madhe eshte nje lojtar anesor i djathte. Jo rastesisht eshte kthyer ne mode emri i Isla: kileni do te largohet nga Juventusi dhe Interi do ishte preferenca e tij e pare. Por, Interi nuk e ka me nxitim per te mbyllur marreveshjen sepse duhet te beje disa shitje qe te kete kushte me te mira per te blere. Ne dalje jane Schelotto dhe Kuzmanovic: largimet e tyre do benin me te thjeshte mbylljet e disa marreveshjeve.

MES ENDRRAVE DHE REALITETIT – Ne sulm, thuhej se Interi ka blinduar Belfodil, ka besim tek Icardi, ka sigurin e Palacio dhe pritet rikthimi i MIlito. Qendron ne sfond Samuel Eto’o. Nga shume ane, Chelsea cilesohet si skuadra favorite per kamerunasin, edhe pse vete Morinho do konfirmuar se do deshironte Rooney, Suarez nga Liverpool ose Benteke te Aston Villa. Ta sqarojme: Eto’o, ne çdo rast, duhet te heqe nga koka idene se do kete perseri te njejten rroge qe merrte tek Anzhi. Largimi duket i sigurte, agjenti i tij Claudio Vigorelli po ben nje xhiro ne Europe per te gjetur nje klub te ri brenda 2 shtatorit. Interi eshte mes tyre: Branca ka marre informacione dhe mbetemi ne gare. Problemi qendron tek rroga e larte; nja avantash do ishte nese kamerunasi do lirohej praktikisht me kosto zero. Tani topi i kalon Eto’o, qe duhet te beje zgjedhjen e jetes.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.