Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

946 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mesatarja e tifozeve ne Serie A: Skuadrat e tjera e shohin Interin me dylbi! E frikshme diferenca…

Mesatarja e tifozeve ne Serie A: Skuadrat e tjera e shohin Interin me dylbi! E frikshme diferenca…
Inter Club Staff

U bene disa sezone tashme qe Interistat shpallen per te disatin vit radhazi si tifozet me te mire ne Itali.

Nuk eshte se ata bejne ndonje gje te vecante per ti vecuar, sepse edhe ata vete e quajne detyre…

Po flasim per prezencat ne stadium.

Edhe pse sezonet e fundit skuadra zikalter ka qene shume poshte pritshmerive, tifozet zikalter nuk e kane braktisur kurre anijen, sepse sic ka thene edhe Zanetti ne nje interviste te tijen per tifozet zikalter: “Tifozi Interist mund te jete i nevrikosur me skuadren, por kurr e nuk e braktis anijen ne rast nevoje”, dhe pikerisht keshtu eshte.

Me poshte do ju shpjegojme pse aktualisht tifozeria zikalter eshte me e mira ne Itali.

Sajti i specializuar Transfermarkt.de, ka zhvilluar nje analize per sa i perket mesatares se tifozeve ne Serie A.

San Siro eshte ne vendin e pare, me dy milanezet qe zene dy vendet e para te klasifikimit.

Por Interi eshte me lart se Milani ne ket klasifikim jo me pak, por me rreth 6000 tifoze me shume.

Zikalterit kane nje mesatare tifozesh 56.010 spektatore.

Nderkohe Milani ka nje mesatare tifozesh ne stadium prej 50.861.

Medalja e bronzit shkon per Napolin qe gjendet goxha larg me 39.530 tifoze.

Vendi i katert shkon per Juventusin me 38,873 tifoze ne stadium.

Keto te dhena nuk prite te ndryshojne deri ne fund te sezonit me Interin qe projektohet se do e thelloje avantazhin e saj sepse vetem ndaj ndeshjes me Veronen do te kete me shume se 60 mije tifoze ne stadium nderkohe qe sduhet te harrojme qe eshte ende pa u luajtur nje Inter-Juventus me biletat te gjitha te shitura ne daten 29 Prill.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.