Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,546 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Messi: “Inter, cfare skuadre. Me te vertete te medhenj, na kane komplikuar jeten. Ky grup eshte shume i veshtire.”

Messi: “Inter, cfare skuadre. Me te vertete te medhenj, na kane komplikuar jeten. Ky grup eshte shume i veshtire.”
Inter Club Staff

Ne fund te sfides kunder Interit, ne Mixed Zone te Camp Nou eshte prezantuar ne menyre surprize edhe Lionel Messi qe nuk para del perpara gazetareve pas ndeshjeve. 

Keto kane qene deklaratat e argjentinasit te Barcelones menjehere pas ndeshjes.

“Me ne fund kam zhvilluar nje ndeshje te plote. Jam i lumtur shume qe kam luajtur 90 minuta. Ne fund isha i lodhur sepse me mungon ritmi i ndeshjes, por eshte normale.”

“Mendoj se ky eshte per mua me ne fund fillimi i sezonit te vertete. Uroj te shkoje mire tani.”

Lojtari me i mire ne bote ka analizuar suksesin ndaj Interit keshtu: “Ka qene shume e veshtire, Interi na ka komplikuar totalisht jeten ne fushen e lojes.”

“Ata jane nje skuader e madhe qe luajne me reparte shume te afruara njera me tjetren dhe ne pjesen e pare na komplikoi me te vertete jeten.”

“Duam ta kalojme grupin si te paret dhe pas barazimit ne debutim donim me patjeter te fitonim. Ky grup eshte shume i veshtire.”

Ne ndeshjen kunder Interit ishte shume i rendesishem edhe futja ne fushe e Arturo Vidal: “Hyrja e Arturos ka qene thelbesore. Ka kete energjine qe te con perpara, rekuperon nje mal me topa.”

“Me te kemi bere nje paraqitje me te rregullt dhe me te sakte. Kemi mendjen per te fituar, jemi me te bashkuar. Eshte nje lojtar shume i rendesishem per neve.”

Pavarsisht suksesit, mbetet tensioni ne shtepine e Barcelones pas polemikave te diteve te fundit: “Sot, po ashtu edhe si te shtunen ndaj Getafes, vlen vetem fitorja.”

“E njejta gje vlen edhe per ndeshjen e radhes ndaj Sevillas: duhet te bejme rezultat qe te ecim me te qete ne pushimin e kombetareve ndryshe do te kete kohe pa ndeshje dhe do te behet rremuje e madhe.”

Ai me pas ka folur edhe per raportin me Grizmann per te shuar zerat qe flasin per nje klime jo te mire ndermjet te dyve: “Pak e nga pak po njihemi, ndermjet nesh nuk ka asnje problem. Askush nuk duhet ti interpretoje gjerat ne menyre te gabuar.”

Nderkohe, pas nje pyetje te nje gazetari italian per Interin, ai e mbyll keshtu fjalen e tij: “Jemi vene vertete ne veshtiresi nga Interi. Kane nje skuader shume te forte dhe nje tranjer shume te mire. Do te jete nje grup i veshtire.”

 

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.