Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

621 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Messi kap kuoten e 600 golave, por ne liste mungon Interi…

Messi kap kuoten e 600 golave, por ne liste mungon Interi…
Inter Club Staff

Perpara rreth tre javesh ishte perfolur shume per nje rekord te Messit, qe nga te gjithe ekipet qe ishte perballur, vetem gjashte prej tyre nuk kishte arritur ti shenonte.

Ne kete liste, nuk mungonte as Interi, ndaj se ciles, ai ka luajtur jo pak ndeshje.

Nese flasim per Europen, skuadrat qe mund te mburren se nuk kane pesuar fol nga Lionel Messi numerohen me gishtat e duarve sepse jane me te vertete pak. Sulmuesi argjentinas ka shenuar 101 gola ne 10.362 minuta te luajtura ne Europe, pra nje gol cdo 102 minuta e 35 sekonda pak a shume.

Nese Chelsea ishte nje nga bishat e zeza te Pleshtit, ai e theu tabune duke i shenuar ne ndeshjen e para pak diteve. Nje portier qe mund te mburret se nuk ka pesuar ndaj Messit dhe se ka qene fantastik ndaj tij eshte Julio Cesar.

Tifozet zikalter edhe pse tashme kane kaluar plot 8 vite, e kujtojne ende mire ate pritje fantastiko-shkencore te brazilianit ndaj argjentinasit ne ndeshjen e kthimit ne Camp Nou.

 

Por le te kthehemi tek goli i 600 i Messit qe erdhi me nje goditje denimi ndaj Atletico Madrid.

Pikerisht per kete arsye, per te festuar golin e 600 te lojtarit me te mire ne bote, sajti i njohur goal.com, ka krijuar kete grafik me te gjithe skuadrat qe Messi i ka shenuar ne karrieren e tij. Po jua themi qe tani: mos u mundoni kot, sepse stemen e Interit nuk mund ta gjeni dot. Pulce nuk ka arritur ti shenoje dot Interit ne asnje nga perballjet e tij me zikalterit.

Image may contain: 2 people, beard

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.