Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 9, 2022

Scroll to top

Top

1,831 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Messi sulmon Icardin: “Cfare donte te thoshte me ato deklarata? Nuk e kam kuptuar as sot se cfare ka dashur te thote me keqtrajtimin.”

Messi sulmon Icardin: “Cfare donte te thoshte me ato deklarata? Nuk e kam kuptuar as sot se cfare ka dashur te thote me keqtrajtimin.”
Inter Club Staff

Qe ata te dy nuk shkonin mire, dihej prej kohesh por asnjehere asnjera nga palet nuk kishte dale kaq hapur. 

Eshte pikerisht futbollisti me i mire ne bote, Lionel Messi ai qe kesaj radhe ka folur ne lidhje me Mauro Icardin dhe disa deklarata te tij kohe me pare kur ishte grumbulluar me kombetaren pas largimit te tranjerit Sampaoli.

Keshtu, disa muaj me pas, Lionel Messi ka dashur qe te heqe gurin qe i kishte mbetur ne kepuce dhe ka sulmuar Icardin publikisht pse kishte thene qe ‘eshte ndjere i keqtrajtuar’ ne skuadren e Argjentines ne kohen kur ka qene i grumbulluar me Sampaolin tranjer.

Ja fjalet e Messit per mediat ne Argjentine diten e sotme: 

“Une edhe sot e kesaj dite nuk i kam kuptuar deklaratat e Mauro Icardit, nuk e kam kuptuar se cfare donte te thoshte me ate qe tha. Mbase vetem ai e di.”

“Nuk e di se cfare donte te thoshte sepse tek Argjentina askush nuk eshte keqtrajtuar ashtu si thote ai.”

“Me Icardin me duket se kam luajtur nje ose dy ndeshje ne total, por nuk e di se cfare i ka ndodhur atij per te thene ato fjale dhe qe grupi ishte i gabuar.”

“Cdo lojtar e zgjedh vete grupin qe do te jete dhe nese nuk afrohesh me nje grup te caktuar, nuk do te thote se cdo gje eshte e gabuar. Kur shkon ne nje grup ku ka persona me te medhenj se ty dhe me te vegjel se ty, keto gjera ndodhin. Duhet te zgjedhesh qe te besh pjese e njerit grup sepse ata nuk mund te afrohen vete. Kjo me ka ndodhur edhe mua por sdo te thote qe me kane trajtuar keq.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.